Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit në Kosovë, Blerim Kuçi është larguar në mes të emisionit në RTV Dukagjini, ku u prek çështja e tenderit 5 milionë eurosh për ndërtimin e spitalit të Prizrenit, i cili është fituar nga kompania “Hidroterm”, pronar i së cilës është pikërisht ministri në fjalë.

Kuci u shpreh se do të marrë në konsideratë dorëheqjen nëse Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vlerëson se në këtë tender, ka konflikt interesi. Pas kësaj deklarate, ai u ngrit e u largua.

Në mediat vendase thuhet se për tenderin në fjalë, tashmë kanë nisur hetime. Kreu i agjencise Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli konfirmoi për gazetën Express se ministri Kuci po hetohet për konflikt interesi. Pasi hetimi të përfundojë, do të njoftohet edhe Prokuroria”, është shprehur Havolli.

Top Channel