Tërmeti në Izmir, reagon Rama: Trishtim e keqardhje! Biseda mes Erdogan dhe Mitsotakis, një dritë mirësie

30/10/2020 18:06

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tërmetin në Turqi.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ndihet i trishtuar dhe i keqardhur për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi.

Rama ka reaguar edhe lidhur me bisedën telefonike mes Erdogan dhe Mitsotakis duke thënë se është një dritë mirësie.

“Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre. Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Europës”, shkruan Rama.

Top Channel