Thyen kasafortën e lokalit dhe morën para/ Arrestohen 2 vëllezër në Kukës, policia u kontrollon shtëpinë dhe gjen drogë

30/10/2020 11:00

Dy vëllezër kanë rënë në pranga në Kukës, si autorë të dyshuar për vjedhje me thyerje të kasafortës së një lokali në qytetin e Kukësit.

Bëhet fjalë për R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 29.10.2020, gjatë natës kanë vjedhur një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel