“Kush është mësuar të flejë gjumë si miku im Luli…”/ Rama: Do përballemi në front me sfidën e rindërtimit dhe Covid-19

30/10/2020 11:51

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj përuruan hapjen e kantierit të parë për një nga lagjet e Tiranës, saktësisht te Bregu i Lumit.

Gjatë fjalë së tij, Rama u ndal te përballja e vendit me tërmetin e 26 nëntorit si dhe armikun e padukshëm, Covid-19.

“Sot procesi i rindërtimit hyn në një fazë të re, me çeljen e kantierit të parë në Tiranë, një ndër disa kantierë të mëdhenj që s’janë thjesht një përgjigje për nevojën e familjeve, të cilat humbën strehën e  tyre në natën tragjike të 26 nëntorit, por janë reagim ndaj një krize të shkaktuar nga natyra në funksion të së ardhmes. Ka dy mënyra për ta përballur një krizë, njëra për ta përballur si një shfaqje të momentit dhe për të kuruar plagën momentalisht dhe mënyrë tjetër është për ta përballuar si një mundësi e re për t’u ngritur më lart sesa përpara se kriza të shfaqet dhe unë gjithmonë kam besuar falë edhe eksperiencës se çdo krizë është një mundësi e madhe dhe nëse populli thotë të këqijat nuk vijnë vetëm për keq, atëherë kjo ishte një e keqe shumë e madhe në radhë të parë për ato familje që humbën të afërmit e tyre pastaj për mijëra e mijëra të tjera familje që humbën strehën, por e mira në këtë të keqe është që së bashku ne po ngrihemi më lart seç ishim përpara se sa të ndodhte kjo tragjedi dhe Tirana, Durrësi e të gjitha zonat e tjera me radhë që u goditën pas rindërtimit do të jenë vende më të mira seç ishin para se të ndodhte tragjedia. Kjo zonë këtu mbase do të ishte prekur për t’u ngritur më lart pas 10, 20, 30 vitesh apo edhe më shumë kur të krijoheshin mundësitë, ndërkohë që ne e prekim këtë zonë sot me ambicien që mbi këto rrënoja apo ngrehina kaotike të shumë dekadave të ndërtojmë në pak vite një qendër të re të Tiranës, një adresë të re për Tiranën që duam , për gjeneratat e tjera dhe një hapësirë cilësisht të re për plot 11 mijë banorë, të vjetër e të rinj që do të jetojnë në këtë zonë jo si në një periferi të largët dhe me shumë mungesa të një kryeqyteti që zhvilohet, por do kohën e  vet për t’u zhvilluar njësoj, por do ta jetojnë si një zonë ku do jetë kënqësi të jetosh dhe nga ana tjetër vlera e pasurisë së patundshme do të jetë shumëfish më e lartë seç është sot këtu. Nëse dikush ka humbur një shtëpi një apartament në Tiranë me një vlerë x dhe do të hyjë së shpejti në apartamentet e reja do disponojë jo vetëm një shtëpi më të mire, por edhe një vlerë më të madhe pasurore. Në 26 nëntorin e  shkuar ne u gjendëm përballë një sfide të jashtëzakonshme, me 15 a ca më shumë mijë familje që brenda pak sekondash u gjendën pa shtëpi dhe ndërkohë që mblodhëm forcat për ta përballuar këtë sfidë që nuk është një sprovë e merituar”, tha Rama.

Më tej shtoi:

“Askush tjetër, marrë parasysh se e dimë se kush janë aktorët dhe faktorët në dispozicion në stolat e  revervës së politikës shiqptare s’do kishte mundur dot të rezistonte, sikundër ne që jo vetëm po rezistojmë, por po rezistojmë më forcë, durim dhe sukses ditë pas ditë. Covid-i mund ta kishte përmbysur krejtësisht gjithçka,  mund ta kishte detyruar Shqipërinë që të futeshim në një gjendje thjesht mbijetese të përditshme duke lënë mënjanë të gjitha planet e së nesërmes. Ne do të përballemi në front edhe me sfidën e rindërtimit, do të përballemi me armikun e përbashkët dhe do të përballemi edhe me të ardhmen, për të cilën mendojmë edhe kur rindërtojmë, se  nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit nëpër kasolle apo nëpër apartamente si ato të traditës së banesave sociale, të këtyre që për vete kanë vila në seri, sa në breg të detit sa në majë të kodrës, sa pranë ujit e sa pranë diellit, ndërsa për njerëzit mjaftohen thjesht duke imagjuar kotece edhe geto. Do të përballemi edhe me nevojën që kanë të gjitha zonat për t’u ndarë përfundimisht nga epoka e plehrave, e plehrave si bashkëudhëtare, is bashkëjetuese të përditshme të jetës publike, sociale, të kujtdo që del nga shtëpia ka dekada e dekada që i ka plehrat pjesë të peizazhit, do përballemi edhe me nevojën e të gjithë Shqipërisë për të zhvilluar më tutje strukturën. Kush është mësuar të flejë gjumë si miku im Luli nuk e kupton dot që nëse ti ndalon punën, investimet, aktivitetin që jep punën dhe prodhon të ardhura, dhe çfarë parash ke i shpenzon të gjithba sot për sot, nesër jo vetëm që të vdesin rrugëve njerëzit se s’ke me çfarë paguan mjekë e infermierë, por familje të tëra vdesin nga papunësia totale, hiqe këtë, hiqe këtë dhe çcoji të gjitha për ato përrallat e medemek zgjidhjes. Po kur thotë bëj testime më shumë që të ndalosh infeksionin? Po mirë pse nuk e ndalon Franca, Gjermania, pse nuk e ndaloi askush infeksionin pasi bënë më shumë apo më pak testime dhe kush jemi ne, kush jam unë, kush është ai, kush janë politikanët që të vendsim sa testime të bëhen, ne thjesht dhe vetëm kemi detyrimin t’u përgjigjemi atyre që janë në krye të detyrës. Jo t’i torrolisim e t’i shqetësojmë e t’i ngatërrojmë me një mijë e një budallëqe në ditë”.

Top Channel