Aksident në qendër të Fierit, “Porsche” përplas dy mjete të parkuara, shoferi dyshohet se nuk iu bind policisë për të ndaluar Gjatë qëndrimit në Shkup, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Në takimin me Ramën, politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut theksoi rëndësinë e integrimit në bllok të rajonit.
“Takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian. Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces”.
Teksa publikoi fotot e takimit, ku nuk mungoi shtrëngimi i duarve dhe përqafimi i përzemërt mes dy politikanëve, Ali Ahmeti zbuloi dhe tri temat që morën fokusin e diskutimit mes tyre.
“Diskutuam për kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit; Marrëdhëniet ndëretnike në vend; Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë”.
Nën shoqërinë e dhjetëra qytetarëve, kryeministri Rama zhvilloi dhe një vizitë në Çarshinë e vjetër, në Shkup, i njohur si një ndër tregjet më të vjetra dhe më të mëdha në Ballkan.
Top Channel