U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit Përpara se SPAK të shpallë pretencën ndaj gjashtë personave të akuzuar si anëtarë të klanit Duka, gjykata dëgjoi edhe një dëshmi të fundit.
Muhamet Duka, babai i Leonard Dukës dhe Erlis Dukës shqipëroi një portret ndryshe për djemtë të cilët I përshkroi aq të qetë sa askush nuk I kishte trokitur me shqetësime. I pyetur për të akuzuarit e tjerë si Dritan Agai, Oltion Loga, Bledi Teta, Ilir Selmani dhe Fatmir Hyseni të dyshuar se bashkëvepruan për të vrarë ish policin Santiago Malko, dëshmitari tha se I njihte ose përmes medias, ose i kishte të afërm krushqie dhe banorë të lagje. Kur u pyet në sallë nëse e njihte Santiago Malkon, vrarë në 2019 dhe një ngjarje për të cilën akuzohen djemtë e tij dëshmitari këmbënguli se nuk e njihte.
“Mesa di unë, as djemtë e mi nuk kanë pasur konflikt. Në dijeninë time, nuk e di nëse kanë pasur probleme me Ervis Martinajn, unë nuk e njoh”, u përgjigj Mehmet Duka.
Megjithatë në aktet hetimore Spak thotë se dy vëllezërit Duka janë organizatorët e vrasjes së ish efektivit , cilësuar si krahu i djathtë i Ervis Martinaj që është një tjetër emër nga bota e krimit e që nga miq u kthyen në rivalë për jetë a vdekje
Për prokurorinë e posaçme shkak i armiqësisë midis Ervis Martinaj dhe Leonard Dukës është pikërisht dhuna ushtruar nga i ndjeri Santiago Malko ndaj të atit i cili gjatë procesit insistoi se nuk kishte patur asnjë konflikt dhe se nuk ishte dhunuar asnjëherë.
Për vrasjen e Santiago Malkos drejtësia kishte dënuar me 25 vite burg vëzhguesin Bledi Teta, një verdikt i cili u prish nga gjykata e lartë. Sakaq gjyqi ndaj të tjerëve ka vazhduar me procedurë të zakonshme, pavarësisht se shumica e të pandehurve janë në kërkim.
Top Channel