Ul maskën në parlament/ Sgarbin e nxjerrin me forcë

30/10/2020 14:36

Deputeti Sgarbi, duhet ta vendosni mirë maskën; kryetari I Dhomës se deputeteve në Itali, Roberto Fico e fton më shumë se një herë ligjvënësin polemizues Italian të respektonte masat të cilat qeveria ia ka diktuar mbarë popullit.

Gjatë një debate në sallë, Sgabir e uli maskën poshtë hundës dhe kur Fico i tërhoqi vëmendjen, kritiku i artit protestoi.

“Nuk marr dot frymë”, u shpreh ai. “ kjo nuk iu përjashton nga respektimi i rregullave” ishte përgjigja dhe Sgarbi kthehet: “ Ti je një fashist”! Në fund, deputetin e nxjerrin me forcë nga salla, pasi refuzoi të largohej vetë.
Vetë Sgarbi e komentoi më pas episodin në tëitter me doza të forta ironie.

“Më nxorën sërish nga salla e parlamentit. E bëj për të stërvitur rojet e tij. Do të kthehem prapë”, ka shkruar ai.

Italia raportoi së fundi një rekord ditor infektimesh prej më shumë se 24.900 dhe 205 vdekje të reja. Në përpjekje për të frenuar valën e dytë të pandemisë qeveria italiane ka marrë masa të ashpra, por mjaft italianë janë rebeluar ndaj kufizimeve.

Top Channel