Avni Mula në ‘Valsin e Përjetësisë’/ Kompozitori i madh u shua në moshën 92 vjeçare

30/10/2020 15:44

U shua në moshën 92 vjeçare Nderi i Kombit, artisti kompleks dhe njeriu që I këndoi me pasionin më të madh atdheut, Avni Mula. Familja i zhvilloi këtë të premte homazhet në Universitetin e Arteve

Nën tingujt e muzikës së tij të famshme, familjarë, miq e artisë e nderuan figurën e tij dhe lanë mesazhet e tyre të ndjera.

Në këtë përcjellje të fundit,edhe pse në kushte vështirësie, të pranishëm ishin dhe politika.

Arkëmorti doli nga Universiteti i Arteve në orën 13, për të vijuar rrugën për në banesën e fundit.

Avni Mula do të mbetet gjithmonë autori i veprave të mëdha i operas, operetave, poemave. Por edhe muzikës së lehtë. U përcoll me “Valsin e Lumturisë” apo “Valsin e përjetësisë” siç e quajti vajza e tij Inva Mula.

Top Channel