Presidenti Ilir Meta rrëzimin e dekretit të tij në Kuvend për kthimin e Kodit Zgjedhor e quan një hap drejt bllokimit të integrimit.

Në një tryezë me tëmë “Nisma kombëtare për Referendum”, ai u shpreh:

“Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008 i cili i dha goditje në zemër sistemi parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse dje deputetët refuzuan kërkesën e Be dhe votuan ndryshimet.

Rasti më i fundit i shkeljes së kushtetutës e cenoi të freskët, ku ndryshimet e kushtetutës u ndërmorën gjatë imponimit të masave kundër pandemisë. Prej 20 muajsh kemi një parlament monopartiak.

S’kemi gjykatë kushtetuese dhe e keni parë se kujt i intereson kjo. Kur të drejtat e liritë themelore të popullit nuk respektohen nga vetë ata që kanë zgjedhur.

Nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referendumin edhe pse është detyrim kushtetues. Çmendet i gjithë procesi ligjvënës sikur po ndodh këto ditë.

41 ligje ka kthyer presidenti në Kuvend për rishqyrtim. Antikushtetushmërie. Çfarë mund të ketë ndodhur me marrëveshje ndërkombëtare me aktet e këshillit të ministrave.

Çfarë po ndodh përditë me veprimet e paligjshme të policisë dhe shtetit kur dhe si do të dëgjohet zëri i popullit. E pamundur të shprehësh me fjalë absurdin e kësaj situate.

Prej kohësh biznesi i huaj dhe ai vendas ka frikë të investojë në Shqipëri. Vendimmarrjet arbitrare. S’ka asnjë lloj llogaridhënie, mekanizmat gati janë shuar pre 3 vitesh”, tha Meta.

Top Channel