Të dhënat e fundit! Magnituda 6.7! Tërmeti i fuqishëm shkundi Greqinë, u ndje dhe në Turqi (foto nga dëmet)

30/10/2020 13:00

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Greqinë fqinje por që është ndjerë po aq edhe në Turqi.

Sipas matjeve të fundit fuqia e tërmetit është 6.7 shkalla Rihter.

Megjithëse mediat turke që  japin edhe pamje nga Izmiri flasin për 6.9-7 Rihter.

Epiqendra ishte 19 km në veriperëndim të Samos. U ndje në gjithë periferinë e Atikës, në Rodos, Siros, Kretë dhe në zona të tjera të vendit.

Gjithashtu në ishullin Samos shumica e shtëpive nuk kanë pësuar dëme, por ka të tjera të krisura  me shembje të pjesshme, deklaron kryetari i bashkisë .

Ndërsa pamjet më poshtë janë dëmet që tërmeti shkaktoi në Izmir të Turqisë.

FOTO GALERI
1/12
Pamjet në vijim nga Izmiri

Top Channel