Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Greqinë fqinje por që është ndjerë po aq edhe në Turqi.
Sipas matjeve të fundit fuqia e tërmetit është 6.7 shkalla Rihter.
Megjithëse mediat turke që japin edhe pamje nga Izmiri flasin për 6.9-7 Rihter.
Epiqendra ishte 19 km në veriperëndim të Samos. U ndje në gjithë periferinë e Atikës, në Rodos, Siros, Kretë dhe në zona të tjera të vendit.
Gjithashtu në ishullin Samos shumica e shtëpive nuk kanë pësuar dëme, por ka të tjera të krisura me shembje të pjesshme, deklaron kryetari i bashkisë .
Ndërsa pamjet më poshtë janë dëmet që tërmeti shkaktoi në Izmir të Turqisë.
Buildings collapsed in Izmir following M7 earthquake #deprem 40 min ago. To our Turkisk friends and users in the area, stay safe https://t.co/mvD1YNEw66
— EMSC (@LastQuake) October 30, 2020
Top Channel