Nis ndërtimi i një lagjeje në Tiranë/ Rama dhe Veliaj inspektojnë punimet, do të strehohen 11 mijë banorë

30/10/2020 15:24

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektuan nga afër punimet për kantierin më të madh në vend, në zonën e bregut të lumit, i cili pritet të kthehet në një hapësirë me apartamente dhe godina shërbimi, për të gjithë personat që u prekën nga tërmetet e vitit të shkuar.

Lagja e re do të jetë në funksion të 11 mijë  banorëve.

“Ne e prekim këtë zonë sot me ambicien që mbi këto rrënoja apo ngrehina kaotikë të shumë dekadave të mbledhura së bashku,  të ndërtojmë një qendër të re të Tiranës, një adresë të re për tiranën që duam, për gjeneratat e tjera dhe një hapësirë cilësisht të re për plot 11 mijë banorë”.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ndërkohë askush nuk do të mbetet pa bonus qeraje, deri në momentin që kantieri të përfundojë dhe në të, të strehohen të gjithë ata që shtëpitë iu shembën, apo iu dëmtuan nga tërmeti

“Ne do të vazhdojmë se bashku me qeverinë shqiptare që të paguajmë, kokërr më kokërr të gjitha bonuset e qirasë, për të gjithë ata që janë larguar nga apartamentet e tyre që do të duhet të prishën, për ti lënë vend këtij kantieri të ri dhe apartamenteve të reja. deri në ato moment do të vazhdojë të paguhet çdo kësti bonusit të qerase dhe do të sigurohemi që askush nuk do të mbetet jashtë. Tashmë secili prej tyre është në një shtëpi më të mirë sesa ajo që u prish derisa të shkojnë në një shtëpi akoma më të mirë që është definitive në këtë projekt që quhet “River Side” ose Bregu i Lumit. Jemi në një situatë që ne sot mund të vazhdojmë modernizimin në këtë pjesë të qytetit edhe me këtë lagje të re që do të jetë padyshim lagja më e bukur në Shqipëri”.

Top Channel