Si të mos mjaftonin rezultatet aspak të mira në fushë, dhe përplasjet mes futbollistëve të ndarë në klane, te Reali i Madridit shtohet një tjetër problem mes kolegëve të portës. Babai i Thibaut Courtois ka sulmuar publikisht Keylor Navas, duke akuzuar portierin nga Amerika Qendrore se ‘nuk është shoku më mirë i ekipit’ me djalin e tij te Real Madrid.

Thibaut Courtois vendosi në shënjestër Navas, i cili duket se po e bën ‘të komplikuar’ impenjimin e portierit të kombëtares belge te formacioni merenges, me të cilin firmosi nga Chelsea në 2018.

Babai i belgut, hoqi paralele kontrasti për marrëdhënien e tyre të tensionuar duke e vendosur në krah të përvojës pozitive që Thibaut Coirtois kishte me Petr Cech në Stamford Bridge, para transferimit të tij në Madrid.

‘Zbarkimi i Kurtua ishte paksa i komplikuar. Sezoni tashmë kishte filluar dhe ai ishte prapa në përgatitjet e tij. Por, mbi të gjitha, problemi ishte se Keylor ishte ende atje. Ai duhej të priste dy ose tre ndeshje për të qenë fillestar. Integrimi i tij nuk ishte i lehtë sepse Keylor ishte gjithmonë aty, kishte një konkurrencë të brendshme të vështirë. Gjithashtu konkurrencë të jashtme të padrejtë me gazetarët, të cilët ishin në favor të Keylor Navas” tha babai i portierit belg.

‘Petr Cech e priti shumë mirë te Chelsea dhe e ndihmonte për t’u integruar. Ai ishte një shok i shkëlqyer i skuadrës, të cilit gjithmonë mund t’i besonte. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Keylor Navas. ‘Courtois dhe Navas garuan për vendin titullar në ekip gjatë sezonit 2018-19. Portieri nga Kosta Rika u bashkua me PSG në një marrëveshje katër-vjeçare në shtator të vitit të kaluar dhe është kthyer në zgjedhjen e parë për ekipin e Thomas Tuchel.

Top Channel