Veliera bllokohet në Vlorë/ Dy rusë dhe dy ukrainas nuk mund udhëtojnë deri në përfundim të hetimeve

30/10/2020 15:29

Një velierë me flamur amerikan është ankoruar  ne Tri portin e Vlorës ku siç thonë 4 të huajt në bord gjetën strehë nga moti  i keq.

Kur mbërriti mbrëmjen e së enjtes në breg autoritetet ngritën dyshime pasi nga mjeti nuk erdhi asnjë njoftim, në radio ose nëpërmjet agjencive detare. Ne fillim kapiteni deklaroi se nuk kishin pasur karburant ndërsa me pas se deti me dallge i detyroi te ankoroheshin. Sot Dimitri Nikulin nga Rusia kërkon të vazhdojë udhëtimin për në Mal të Zi ku dhe do të shesë mjetin e tij te lundrimit

“Na kane sekuestruar pasaporten. na kane quajtur agjente dhe tani duhet te dime ku te drejtohemi. kemi mbetur pa mbeshtetje”.

Në bord janë 4 persona, dy nga Ukraina e dy nga Rusia.  Por kapitaneria e Vlorës  i ndaloi pasi nuk kanë pasur leje për tu ankoruar. Mjeti tip velierë i nisur  nga Turqia duhet të qëndrojë i bllokuar në zonën e Tri Portit Vlorë deri në përfund të hetimeve nga prokuroria .

Top Channel