Lëshimi “pa duar” i situatës është skandaloz/ Voltana Ademi: Në Liqenin e Shkodrës, gjuetia e zogjve me çifte nuk pushon

30/10/2020 10:55

Përmes një statusi në Facebook, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ngriti shqetësimin se në Liqenin e Shkodrës, gjuetia e paligjshme e zogjve nuk pushon.

“Në Shkodër në Liqenin e Shkodrës gjuetia e paligjshme e zogjve, me çifte nuk pushon, me “breshëri”. Po dëmtohet rëndë fauna e rrallë e liqenit më të madh të Ballkanit. Kam komunikuar me policinë kufitare dhe të rendit. U kam kërkuar monitorimin dhe kontrollin me përgjegjësi. Lëshimi “pa duar” i situatës është skandaloz, i pafalshëm”, shkroi Voltana Ademi.

Top Channel