Prej shumë vitesh mbetjet urbane te Orikumit hidhen në këtë  fushë duke e kthyer zonën në rrezik për banorët. 

Një vendim absurd i këshillit bashkiak në vitin 2004 e ktheu këtë fushë në një zonë për grumbullimin e plehrave.

Sipërfaqja shtohet çdo ditë  jo vetëm me mbetje që duan dekada të asgjësohen vetvetiu në natyre  e deri te lëkurat e bagëtive, gjithçka ndodh shumë pranë qytezës se Orikumit , një destinacion turistik gjatë verës.

Kreu te njesise administrative thotë se landfilli i Sherishtes do te jete zgjidhja e kësaj problematike te mbartur ne vite por deri atëherë jeta e banoreve rrezikohet nga plehrat ne një fushe jo te përshtatshme dhe shpesh edhe prej tymit te djegies se tyre.

Top Channel