Pamjet nga lart/ Tërmeti në Izmir, qielli ‘mbulohet’ nga re të mëdha pluhuri nga godinat e shembura

30/10/2020 16:42

Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në detin Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit, në orën 14:51 me kohën lokale.

Bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte 16,54 km në thellësi të detit.

Të dhënat aktuale nga AFAD-i flasin për 4 të vdekur dhe të paktën 152 të plagosur, ndërkohë që të paktën 70 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Ndërkohë dy viktima janë shënuar edhe në Greqi. Përkatësisht dy fëmijë 15 dhe 17-vjeç.

Disa pamje amatore janë publikuar në rrjet ku shihet se si zona mbulohet nga re të mëdha pluhuri nga shembja e ndërtesave.

AFAD-i raporti në vijim 6 lëkundje pasuese të fuqive nga 4,1 deri në 4,8 ballë që prej orës 15:01 me kohën lokale.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel