Përndjekje të një 15-vjeçareje dhe dhunë ndaj gjyshit/ Arrestohen 2 të rinj në Durrës

30/10/2020 12:30

Dy persona kanë rënë në pranga në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Kështu u arrestua D. S., 17 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij.

Gjithashtu u prangos edhe shtetasi S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë për shkak se shkeli masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel