Ilustrim

Një dyqan është grabitur pasditen e kësaj të premteje (30.10.2020) në qytetin e Roskovecit.

Dy persona të pa identifikuar kanë hyrë në një dyqan të shtetases D.V, dhe nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që kanë qënë mbi banak dhe janë larguar.

Policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj të plotë.

Gjithashtu uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë me krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

 

 

Top Channel