Dhuratë speciale për Kim-in! Kanye i dhuron hologramin e babait të vdekur

30/10/2020 13:02

Dhe dhuratat s’kanë të sosur për Kim Kardashian në këtë 40 vjetor. 

Por surpriza e fundit e Kanye West-it për të shoqen konsiderohet pika kulmore e këtij përvjetori. Vetë ylli I reality show-t e tregoi në Instagram se për çfarë bëhej fjalë.

“Për ditëlindjen time, Kanye me bëri dhuratën më kuptimplotë të të gjithë kohërave. Një surprizë speciale nga parajsa. Hologramin e babait tim. Është aq i gjallë, sa  nuk ngopem duke e parë. Jam mbushur me emocion.  Nuk mund ta përshkruaj, çfarë do të thotë kjo për mua dhe motrat e mia, për vëllanë tim, mamanë dhe gjithë miqtë e ngushtë. Faleminderit shumë Kanye për këtë kujtim, i cili është nga ato që mbeten mbetet gjithmonë aty, për të gjithë jetën”, ka shkruar ajo tejet e emocionuar.

Top Channel