Hell’s Kitchen 3/ Sfida e sotme vendimtare për largimin ose jo të Indritit

30/10/2020 16:38

Për herë të parë konkurrentët patën dy shefa Vip në skuadrën e tyre, të cilët sollën një atmosferë shumë të këndshme. Batutat dhe të qeshurat që u krijuan gjatë sfidës, ndryshuan totalisht gjatë përgatitjes së darkës.

Tensioni i gatimit për konkurrentët është gjithmonë i pashmangshëm me shef  Renaton që nuk toleron as gabimin më të vogël. Furra është bërë shkak për debatet mes skuadrave që nuk munguan as në episodin e katërt.

Situata kulmoi me Indritin, i cili humbi kontrollin duke hedhur në tokë pjatat e të gjithë skuadrës. Këtë veprim shef Renato e cilësoi të pafalshëm, por vendimin për ta larguar nga gara nuk dëshiron ta marrë i vetëm.

Shef Renato u shpreh se vendimin për largimin e tij do ta marrim të gjithë së bashku, pra duke përfshirë edhe mendimin e konkurrentëve. Ndërkohë puntata e sotme për Indritin ka rezervuar një sfidë me Martinin, sfidë kjo që do të jetë përcaktuese nëse do të vijojë më tej garën e tij në “kuzhinën e ferrit”.

Sfida është shoqëruar me përplasje të forta, e vazhdimisht shef Renato, i rikujtonte djalit nga Elbasani që është në buzë të greminës. Çfarë do të ndodhë me konkurrentin?!

Top Channel