Ambasada shqiptare në Turqi ka paralajmëruar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit.

Ambasada u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt.

“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore,pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 5495611985 për rast emergjence”, thuhet në deklaratën e Ambasadës shqiptare në Turqi.

Top Channel