NYT: Autoritetet amerikane kanë dëbuar në Meksikë fëmijë refugjatë nga të gjitha kombet

30/10/2020 21:52

E përditshmja e njohur amerikane New York Times raporton se SHBA po dëbon drejt Meksikës fëmijë emigrantë nga kombe të ndryshme, duke shkelur marrëveshjen diplomatike me Meksikën e madje dhe ato të emigracionit dhe të mirëqenies së fëmijëve.

Dëbime të tilla ishin evidentuar në një email të brendshëm nga zyrtarë të kufirit, të cilat mediat i justifikojnë me politikat agresive kufitare të administratës Trump, që argumentohen me mbrojtjen e SHBA nga përhapja e koronavirusit.

Dëbimet në Meksikë të fëmijëve nga vende si Guatemala, Honduras e El Salvador të pashoqëruar me të rritur, rrezikojnë abuzime dhe jetën e tyre, edhe pse shumica janë vendosur në qendra pritjeje në Meksikë.

Deportimet e të miturve kanë qenë më shumë se 200 në tetë muajt e fundit dhe reflektojnë natyrën e paqartësuar e rastësore të politikave të emigracionit që në shumë raste kanë shkaktuar vuajtje të fëmijëve në vende që nuk janë të tyret.

Një raportime në gjyakta këtë muaj thoshte se 545 fëmijë të tillë që gjenden në SHBA janë ndarë nga fëmijët e tyre prej praktikave kufitare, disa prej të cilave që prej vitit 2017.

Sipas marrveshjeve aktuale fëmijët që nuk janë nga Meksika duhet të deportohen me fluturime në vendet e tyre të origjinës, ku ato të bashkohen me familjet e tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel