Një debat që degjeneroi në përplasje fizike ka ndodhur mes Martinit dhe Indritit në “Hell’s Kitchen”.

Një javë më parë, Indriti mori rolin e shef Renatos dhe nisi të hidhte pjatat në tokë e të trazonte kuzhinën. Për këtë arsye, shefi i “kuzhinës së ferrit” vendosi që për fatin e tij në emision të vendosej puntatën e sotme.

Shef Renato mendoi që të vendoste në sfidë Martinin dhe Indritin, e nëse ky i fundit do të dilte fitues, do të qëndronte ende në emision. Por, teksa po merreshin me përgatitjet e pjatës, Martini dhe Indriti u përfshinë fillimisht në “ngacmime” në distancë, me sharje e fyerje.

Por në një moment, përplasja degjeneroi në dhunë, ku djemtë goditën me produkte kuzhine njëri-tjetrin.

Shef Renato, duke qenë se Indriti ka paraqitur një sjellje jo të hijshme gjatë këtyre javëve, vendosi ta përjashtonte përfundimisht djalin nga Elbasani nga “kuzhina e ferrit”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel