Gazetari i “Le Iene” jep lajmin e mirë: Eva Dumani është gjetur dhe po qëndron me një familje shqiptare në kampin Roj

30/10/2020 21:38

Gazetari shqiptar i “ Le Iene”, Taulant Kopliku nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka dhënë lajmin e mirë se Eva Dumani është gjetur nga autoritetet e kampit Roj dhe se është nën shoqërinë e një familjeje shqiptare.

Sipas Koplikut, nga biseda e fundit me një gazetar sirian është konfirmuar se shumë shpejt me një grup tjetër fëmijësh do të rikthehen në Shqipëri.

Postimi:

Sipas bisedes se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjeter i femijeve do te rikthehet ne Shqiperi.

Me poshte po ju percjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje:

“Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji.

Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare.

E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen.

Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj”.

(Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh).

FOTO GALERI
1/3

Top Channel