Cikël reportazhesh dhe intervista me shqiptar që kanë lindur në Amerikë, dhe shqiptare që kanë emigruar në Amerikë. Çdo të shtunë ora 20:00 në kanalin e Top Channel në Youtube si dhe në orën 20:30 në Top News.

Shqiptarët e Amerikës nis me Mark Kosmo intelektuali shqiptaro – amerikan ka lindur në Boston, ku dhe vazhdon jetojë aktualisht. Gjyshërit e Kosmo u larguan nga Korça, për në Shtetet e Bashkuara në vitin 1915, në kërkim të një jete më të mirë për fëmijët, si dhe nipërit e mbesat e tyre.

Ata punuan në fabrika të ndryshme në disa qytete të vogla, si Worcester dhe New Bedford, Massachusetts, në mënyrë që Kosmo dhe vëllezërit e tij të mund të ishin ndër brezat e parë të shqiptaro – amerikanëve që u arsimuan në kolegjet Amerikane. Mark Kosmo është diplomuar në Ekonomi dhe Matematikë.

Më pas ai vazhdoi për një Ph.D. në Ekonomi ne Universitetin e Wisconsin, në Madison, dhe filloi një karrierë që u përqëndrua kryesisht në ekonominë ndërkombëtare, në energjinë, politikën mjedisore dhe kërkimet shkencore. Prej disa vitesh Mark Kosmo drejton Fondacionin “The Global Albanians”, si kryetar dhe themelues i tij. Ky fondacion ka si synim për të promovuar filantropine shqiptare dhe për të ndihmuar organizatat jofitimprurëse shqiptare.

Mark Kosmo

Mark Kosmo e quan veten “shqiptar i rilindur”, sepse zemra ime është shqiptare, por koka ime dhe mendimet e mia janë amerikane shprehet ai. Fëmijërinë e tij e kujton 6 ditë në javë si amerikan, dhe 1 ditë në javë si shqiptar. Dhe nje dite ne jave ishte e diela, te cilen e kalonte me familjen e tij, ku flitej shqip, gatuheshin receta shqiptare, dhe festohej shqip. Në maj të vitit 1992, në moshën 35 vjeçare , për here të parë vizitoi shqipërinë në kuadër të Bankës Botërore. Ishte kjo periudhë e jetës së tij ku ai mësoi dhe gjuhën shqipe.
Na kontaktoni : [email protected]

Top Channel