Festa e ullirit në Dushk, fermerët ankohen për çmimin e ulët dhe mungesën e punëtorëve SPAK ka shpallur pretencën për shtatë të akuzuarit në kuadër të hetimit të koduar “Asgjë nuk harrohet”, i cili, duke marrë shkas nga dëshmia e të penduarit Luftar Reçi, zbardhi tri vrasje.
Në total, Prokuroria e Posaçme kërkoi 158 vite burgim, ose ndryshe nga 25 vite burgim për secilin nga të pandehurit Viktor Ymeri, Emiliano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi. Por i pandehuri Reçi, me statusin e të penduarit Luftar Reçi, përfiton ulje dënimi dhe, nga 25 vite burgim, ai sipas SPAK-ut duhet të dënohet me tetë vite, të cilat duhet t’i vuajë nën ruajtje. Ai fitoi nga kjo situatë, nga marrëveshja e bashkëpunimit.
SPAK thotë se Viktor Ymeri, Emiliano Shullazi dhe Indrit Taullai kryen vrasjen, në rrethana cilësuese, të Vajdin Lames dhe Artan Arsit, duke bashkëpunuar si një grup kriminal.
Kurse të akuzuarit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi organizuan vrasjen e Klodian Saliut dhe plagosjen e Osman Trumës. Ata, deklaroi Prokuroria, duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
I penduari Reçi ka si akuzë të gjitha veprat për të cilat u gjykuan dhe dyshohen gjashtë të tjerët, të cilët gjatë procesit kanë hedhur poshtë rrëfimin e tij.
Top Channel