Burri e gruaja torturohen për vdekje nga turma/ Besonin gabimisht se donin të vidhnin fëmijë

31/10/2020 19:48

Një burrë e një grua janë torturuar për vdekje nga një turmë banorësh që i akuzonin gabimisht se kërkonin të merrnin peng fëmijë, kur gruas iu prish makina në një qyteze të vogël të Meksikës.

Edmunda Adela Martinez Velazquez, nënë e pesë fëmijëve, ishte duke shkruar të vizitonte birin e saj që studionte në universitet, kur iu prish makina pranë qytezës rurale  Puebla, Mexico.

Ajo bashkë me viktimen tjetër, një burrë që nuk është indetifikuar nga autoritetet, u lidhën dhe u rrahën për vdekje nga turma e banorëve që vendosi se ata ishin pengmarrës fëmijësh.

Burri besohet se kishte ndaluar për të ndihmuar Velazuez, të cilën e kishte lënë makina e saj pranë komunitetit rural Emilio Portes Gil, në lindje të shtetit meksikan të Puebla.

Nuk është ende e qartë se përse banorët menduan se dyshja ishin pengmarrës  por në komunitetet rurale meksikane ka një dyshim të thellë ndaj të gjithë të huajve.

Sipas dëshmive fjala ishte përhapur shpejt se ata ishn përpjekur të vidhnin një fëmijë jashtë një dyqani më 25 tetor. Shpejt banorët e mbledhur i lidhën të dy në një shtyllë dhe një turmë e zemëruar u mblodh që kishte marrë tashmë vendimin e saj të fajësisë.

Guvernatori i shtetit Miguel Barbosa konfirmoi se të dy viktimat kishin vdekur nga plagët në kokë.

Sipas raportimeve vendase disa oficerë të Gardës Kombëtare dhe të policisë bashkiake vendore ishin përpjekur të ndalonin linçimin, por autorët nuk i lejuan.

Gruaja e vdekur ishte avokate dhe partneri i saj tha më vonë se po udhëtonte drejt qytetit të Leon në shtetin Guanajuato ku studion djali i saj.

Viktima kishte pesë fëmijë të moshave nga 21 deri në 14 vjeç, dhe kishte diplomë në legjislaturë, psikologji dhe kimi farmaceutike.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/5
Edmunda Adela Martinez u rrah per vdekje nga banoret qe gabimisht e quajten pengmarrese

Top Channel