Poeti i parë laureat/ Rudolf Marku do të jetë për një periudhe 2-vjeçare

31/10/2020 15:38

Shqipëria e ka tashmë poetin e saj laureat, me një mandat dyvjeçar.

Ai është Rudolf Marku. Me motivacionin për ndërtimin e një vepre të pasur dhe koherente përtej konteksteve historike, politike dhe gjeografike, në të cilat ka jetuar poeti. Si dhe për shërbimin që i ka bërë ai kulturës kombëtare duke sjellë në shqip shumë nga kryeveprat e poezisë botërore.
Sinkron Rudolf Marku
“Unë mendoj se poezisë nuk i ka ikur moda. Përkundrazi është një nga vlerat e kombit tonë. Ju premtoj që do të bej çmos për promovimin e saj gjatë këtyre dy viteve”, tha Marku.

Kryetari i jurisë vlerësoi lirinë e anëtarëvë në përzgjedhjen e këtij çmimi.

“Më vjen mirë që kjo ishte një kohë që u ktheva te poezia. Shqipëria ka një fat të madh që poetët e para viteve ‘90 vijojnë edhe sot të shkruajë”, u shpreh Besnik Mustafaj.

Si një poete dhe grua, Mimoza Ahmeti vlerësoi rëndësinë e këtij arti.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me artin tonë. Me atë që shprehim”, tha Ahmeti.

Ky ishte një çmim i krijuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Shqipëria i bashkohet me vonesë këtij institucioni që i ka fillesat qe në rilindjen evropiane.

“Shpresojmë që kjo të jetë një shpresë në këto kohë të vështira”, tha Alda Bardhyli.

Pas dy vitesh, Shqipëria dhe Kosova do ta kenë të përbashkët poetin laureat.

Top Channel