Ndodh mrekullia! Nëna me 4 fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

31/10/2020 18:28
Pamje nga Izmiri

Mrekullia ka ndodhur pas orëve të gjata të kërkimit në rrënojat e tërmetit të ndodhur në Turqi, ku qyteti më i prekur ishte izmiri.

Nëna, së bashku me 4 fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesa e shembur plotësisht në Dowanlar.

Fillimisht, ekipet arritën të kontaktojnë me nënën 38-vjeçare Seher Dereli Perinçek, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Ajo konfirmoi se ndodhej së bashku me fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek, nga 10 vjeç, djali 10 vjeç Umut Perinçek, si dhe më e vogla Elif Perinçek, 3 vjeç.

Pas afërsisht 23 orësh nga momenti i rënies së tërmetit, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat nënën së bashku me fëmijët e saj.

Aktualisht, grupet e kërkim shpëtimit janë duke punuar intensivisht në 8 ndërtesa të rrënuara në Bayraklë, ku bën pjesë edhe Dowanlar.

Top Channel