E enjte, 12 Nëntor 2020
12:08
Itali, shkon në mbi 1 milion numri i rasteve me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në Itali, numri i të infektuarve në vend ka shkuar në mbi një milion.

12:00
“Xhaxhai”/ Firmoset ekstradimi për shqiptarin që dyshohet se “luan fijet” e Ndragheta-s në Shqipëri e Ballkan

Bujar Sejdinaj, një prej më të kërkuarve në Itali, me kodin e kuq të rrezikshmërisë i arrestuar në Shqipëri në korrikun e këtij viti do të ekstradohet në Itali, atje ku dhe janë ngritur akuzat për të.

11:52
Çfarë ndodhi? Morën vaksinën Sputnik/ Infektohen me Covid-19 tre mjekë rusë

Kompania prodhuese e vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik deklaroi një ditë më parë se ajo është më shumë se 90 përqind efikase, pohim ky që vjen vetëm pak pasi gjiganti farmaceutik Pfizer njoftoi se vaksina e tij ndaj sëmundjes kishte rezultuar e suksesshme.

11:51
Nga selia e PD-së në qeverinë e Ramës/ Besart Kadia emërohet te ‘Financat’, zëvendës i Anila Denaj

5 muaj para zgjedhjeve Edi Rama ka  vendosur  të rifreskojë   kabinetin e tij në rang zëvendës ministrash. Lëvizja më e  fundit ndodhi në Ministrinë e Ekonomisë ku eksperti i kësaj fushe Besart Kadia u emërua si zëvendës i Anila Denaj, më të cilën jo pak herë  u përplas në studio televizive.

11:46
Zgjedhjet SHBA, Trump mund të mos e shpallë kurrë humbjen

“Mos prisni që Donald Trump të pranojë humbjen”; sipas mediave në Amerikë presidenti republikan mund edhe të mos e pohojë ndonjëherë me gojën e vet që i humbi presidencialet e 2020-tës.

11:42
Drejtori i OBSH për Europën takim me ministren Manastirliu: Keni vepruar shpejt dhe me kurajo

Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge po viziton Shqipërinë me ftesë të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

11:39
Austria, masa të forta/ Islami politik shpallet “krim”

Austria nuk i ndal masat e marra menjëherë pas sulmit të Vjenës, ku mbetën të vrare katër persona e u plagosën 22 të tjerë.

11:33
Do transportonin sirianë në drejtim të Kosovës/ Arrestohet 35-vjeçari në Kukës, bashkëpunoi me 4 të tjerë

Është kapur dhe ndaluar në Kukës një person i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

11:29
Tiranë/ Arrestohet 20-vjeçari i akuzuar për një seri vjedhjesh

Tiranë – Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për vjedhje.

11:18
Pamjet brenda laboratorit/ Prodhuesi i Sputnik V: Vaksina jonë kundër koronavirusit është 92% efektive!

Pasi gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit, ka qenë më shumë se 90 për qind efektive, një tjetër lajm i mirë vjen nga Rusia.

11:14
​Trump: Në SHBA votuan edhe të vdekurit

Donald Trump ka publikuar prova që dëshmojnë se në garën e fundit politike rezultojnë të kenë votuar edhe persona të cilët kanë vdekur vite më parë.

11:07
Politikat e emigracionit/ Si ndryshojnë me Biden-in president?

Administrata e ardhshme e presidentit të zgjedhur, Joe Biden mund të ndryshojë me shpejtësi një sërë politikash të emigracionit të Presidentit Donald Trump, shumë prej të cilave mbeten ndër iniciativat më të debatueshme të administratës së tij.

10:59
Caktohet shefi i stafit/ Biden zgjedh këshilltarin e vjetër

Presidenti i zgjedhur Joe Biden zgjodhi këshilltarin e tij të vjetër, Ron Klain për të shërbyer përsëri në rolin e shefit të stafit të tij, duke vendosur një ndihmës me përvojë prej disa dekadash në rolin kryesor në stafin e presidentit.

10:42
Hoti për pandeminë: Kjo është situatë lufte!

Nga Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të cilën e vizitoi së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të parë nga afër gjendjen nëpër spitale gjatë pandemisë së koronavirusit, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi se kjo është praktikisht një situatë lufte, ku çdo ditë përballesh me një rrezik të madh e me viktima”, ka thënë Hoti.

10:39
BE: Plane për një institucion për pandemitë

Evropa dëshiron të bëhet e pavarur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Komisioni i BE kërkon të krijojë një organ të vetin për medikamentet, vaksinat dhe rastet emergjente.

10:39
Krime në Afganistan/ Hetim forcave speciale australiane

Australia do të emërojë një prokuror special për të hetuar pretendimet për krime lufte të kryera nga forcat speciale australiane në Afganistan.

10:37
DW: BE duhet ta shfrytëzojë çastin e ardhjes së Bidenit në pushtet

Zgjedhja e Joe Biden si president i SHBA ofron mundësi të shumta edhe për BE-në. Nga kjo mund të përfitojë edhe Ballkani Perëndimor, të cilit i hapen perspektiva të reja.

10:33
Britania, testim masiv/ Negativët “vazhdojnë jetën”

Një test i shpejtë i Covid-19 që kushton vetëm vetëm 5 paundë duket se do t’i lejojë më në fund britanikët të marrin pjesë ne koncerte dhe evente sportive.

10:26
Kosova merr masa të reja antiCovid-19, ja për çfarë bëhet fjalë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 42-tën me radhë, në të cilën është marrë vendim për masa të reja për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

10:24
Kapet me kanabis, arrestohet i riu në Durrës

Manzë- Një 21-vjeçar është arrestuar pasi është kapur me një sasi kanabisi. I arrestuari është I. D., 21 vjeç, i dënuar në vitin 2018, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

10:10
Mbyti me duar vajzën e saj 9-muajshe/ Policia arreston 46-vjeçaren e rrezikshme, Greqia e dënoi me 20 vite burg

Është bërë i mundur arrestimi i një shtetaseje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, saktësisht një 46-vjeçare e dënuar në Greqi me 20 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

09:59
Greqi, nuk i ndau pas 60 vitesh as Covid-i/ Çifti i të moshuarve, bashkë në jetë dhe bashkë në vdekje

Opinioni publik në Volos është tronditur nga historia prekëse e një çifti të moshuarish që jetonin së bashku prej 60 vitesh.

09:50
Vritet gazetari i REL-it në jug të Afganistanit

Elyas Dayee, gazetar i Radios Evropa e Lirë, është vrarë të enjten në provicën afgane Helmad, si pasojë e një bombe që i është ngjitur në makinën e tij.

09:35
Infektohet me covid-19, ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë është infektuar me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Anila Denaj, më anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se aktualisht është karantinuar.

09:27
Rrjedh bombola e gazit, shkrumbohen nga flakët dy banesa në Vlorë!

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen Partizani të qytetit të Vlorës.

09:23
Pas sherrit mori peng një person, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë! Në pranga edhe një i shpallur në kërkim

Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

09:13
​Hoti e ripërsërit: Vendi është në gjendje lufte me situatën e krijuar nga COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në orët e para të mëngjesit ka vizituar Klinikën Infektive, e cila po përballet me një numër të madh të pacientëve të infektuar me COVID-19.

09:10
Ushtarët australianë do të hetohen për kryerje të mundshme të krimeve të luftës në Afganistan

Australia do të emërojë një prokuror special për të hetuar pretendimet për krime lufte të kryera nga forcat speciale australiane në Afganistan.

08:57
Rama i përgjigjet akuzave të Bashës: Kjo opozitë nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale i është kudër përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku ky i fundit deklaron se qeveria e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.

08:46
Basha vijon akuzat: Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur serish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se shëndetësia është në kolaps total.

08:39
Hoti për pandeminë: Kjo është situatë e luftës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar të enjten Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të parë nga afër gjendjen nëpër spitale gjatë pandemisë së koronavirusit.

08:26
Vëmendja te presidenti i ri, Covid-19 bën ‘kërdinë’ në SHBA

Në një moment kur vëmendja është te presidentit të ri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikiës është shënuar një tjetër rekord infektimesh me Covid-19.

07:54
“Fjalë të çmuara”- Rama poston shprehjen e njohur të Jorenim De Radës

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një shprehje të njohur të Jorenim De Radës.

07:31
Vranësira dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët. Në zonat jugore ka mundësi për reshje të izoluara gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

06:57
Proteinat bimore/ Zbuloni pse ju duhet dhe burimet ku mund ta gjeni

Proteina është tepër e nevojshme për organizmin e njeriut por burimi i saj është po aq i rëndësishëm për mirëqenien. Proteina është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në cdo proces qelizor. Ajo luan rol të rëndësishëm në metabolizëm, imunitet, energji, funksionet e rruazave të kuqe të gjakut e shumë të tjera.

06:39
Studimi/ Ja sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin 2018, numri i vdekjeve nga tumoret në vendin tonë pësoi një rritje me 1.4 përqind. Këto statistika të INSTAT tregojnë se në vitin 2018, 3,695 persona humbën jetën si pasojë e këtyre sëmundjeve.

06:21
Zbuloni si ndikon mungesa e vitaminës K tek të moshuarit

Vitamina K është e një rëndësie thelbësore për shëndetin e kockave dhe të zemrës. Mungesa e saj në organizëm mund të shkaktojë trombozë, gjakderdhje dhe probleme serioze me kockat.

06:06
Gromësirat e shpeshta/ Si të ‘përktheni’ mesazhet që po ju dërgon trupi

Në pjesën më të madhe të rasteve, gromësira shkaktohet nga gëlltitja e tepruar e ajrit që nuk arrin kurrë në stomak por grumbullohet në ezofag. Njeriu mund të gëlltisë teprica ajri gjatë kohës që është duke ngrënë apo pirë nxitimthi, duke përtypur çamçakëzi, duke pirë duhan, ose duke pirë pije të gazuara. Në kushte normale, gromësira është një proces krejt natyral kur trupi kërkon të eliminojë gazrat e tepërt nga trakti i sipërm i tretjes.

05:35
Raportohet për të plagosur pas një sulmi në varrezat e Arabisë Saudite

Franca ka thënë se dhjetëra persona janë plagosur në një sulm “të paarsyetueshëm”, në një ceremoni përkujtimore për fundin e Luftës së Parë Botërore, në të cilën kanë marrë pjesë diplomatë të huaj në Arabinë Saudite.

04:59
Prodhuesi i Sputnik V, thotë se vaksina për koronavirus është 92 për qind efektive

Vaksina ruse Sputnik V, kundër koronavirusit, është më shumë se 90 për qind efektive në mbrojtjen e njerëzve, ka thënë kompania prodhuese më 11 nëntor, teksa Moska nxiton që të jetë në hap me prodhuesit perëndimorë të ilaçeve, në garën për krijim të vaksinës.

04:38
Teksas, 1 milion të infektuar me koronavirus

Teksasi u bë shteti i parë amerikan që kaloi të mërkurën 1 milion raste me koronavirus; Kalifornia është në vend të dytë me një diferencë që po ngushtohet.

04:04
Besnikë të Presidentit Trump në poste kyçe në Pentagon

Një ditë pasi Presidenti Trump shkarkoi Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper, tre besnikë të presidentit u emëruan në poste të larta. Ndër ta Anthony Tata, një ish-komentator për rrjetin televiziv Fox News, i cili nuk mori konfirmimin e Senatit si rezultat i komenteve ofenduese që kishte bërë, ndër të tjera edhe në adresë të fesë islame.

03:33
Biden cakton Ronald Klain në postin e shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka zgjedhur këshilltarin e tij të vjetër Ron Klain për të shërbyer përsëri në rolin e shefit të stafit të tij, duke vendosur një ndihmës me përvojë prej disa dekadash në rolin kryesor në stafin e presidentit.

03:05
Ndryshimi i politikave amerikane të imigracionit

Administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Joe Biden mund të ndryshojë me shpejtësi një varg politikash të emigracionit të Presidentit Donald Trump, shumë prej të cilave mbeten ndër iniciativat më të debatueshme të administratës së tij. Zoti Biden mund të shfuqizojë shumë udhëzime duke përdorur të njëjtin mekanizëm që presidenti Trump përdori për t’i zbatuar ato – urdhrat ekzekutivë. Megjithatë, vendime të tjera do të kërkojnë më shumë se kaq, thonë ekspertët. Në katër vitet e fundit, presidenti Trump ishte autori i më shumë se 400 akteve rregullatore që i ndërmori përmes autoritetit të tij ekzekutiv.

02:40
Presidenti i Egjiptit në Athinë/ Misotakis: Besim te Biden për rivendosjen e ekuilibrit dhe sigurisë në rajonin tonë

Në momentin kur presidenti i Egjiptit Al Sisi që ka vizituar Athinën kryente takimet me homologen e tij Sakelaropoulou dhe kryeministrin grek Mitsotakis, Rexhep Tayyp Erdogan ka kritikuar përsëri Europën, që sipas tij përkëdhel grekët, Greqinë dhe grekoqipriotet.

02:19
Deputetët opozitarë/ Hong Kong, dorëheqje kolektive

Të gjithë deputetët pro demokracisë në Hong Kong kanë dhënë dorëheqjen pasi Pekini urdhëroi largimin nga parlamenti të katër kolegëve të tyre.

01:58
Trump fiton Alaskën/ Por 3 votat nuk e ndryshojnë rezultatin. Në Xhorxhia nis rinumërimi

Donald Trump është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në shtetin e Alaskës, një fitore që nuk do të ndryshojë rezultatin përfundimtar të këtij procesi. Mediat amerikane kanë bërë këtë njoftim bazuar në numërimin e votave, tetë ditë pas ditës së votimit.

01:36
Greqi/ Masat e reja nuk japin efekte, trefishohen rastet, numri i viktimave dhe të intubuarve

Pavarësisht kontrolleve të rrepta dhe mbylljes së përgjitshme, Greqia përsëri regjistron një rekord të trefishte sa i përket rasteve, vdekjeve dhe të intubuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit 43 persona kanë humbur jetën dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 909. Gjithashtu janë regjistruar 2.752 raste që e kanë çuar numrin e personave të infektuar prej fillimit të pandemisë në 63.321.

01:11
Covid-19/ Kosova ndahet në 3 zona, masat e reja hyjnë në fuqi që nga e premtja

Kosovës të mërkurën i janë shtuar 773 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,519 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima. Të mërkurën janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 8,845.

00:54
Izolimi nëpër Shqipëri/ Ndalohet lëvizja 22:00-06:00, dhjetëra forca policie në terren

Prej dy orësh ka nisur izolimi që do të zgjasë deri në orën 6 të mëngjesit. Masat e reja për ndalimin e lëvizjes, mbyllja e bareve, restoranteve dhe lokaleve të natës pas orës 22 hynë në fuqi pas përkeqësimit të situatës nga Covid-19 në vend.

00:33
Nisi izolimi deri në 06:00 të mëngjesit/ Pas orës 22:00 të mbrëmjes lëvizja vetëm me leje nga E-Albania

Prej dy orësh ka nisur izolimi që do të zgjasë deri në orën 6 të mëngjesit. Masat e reja për ndalimin e lëvizjes, mbyllja e bareve, restoranteve dhe lokaleve të natës pas orës 22 hynë në fuqi pas përkeqësimit të situatës nga Covid-19 në vend.

00:12
Foto/ Nis karantina e dytë, kryeqyteti i ‘boshatiset’ pas orës 22:00

Numri i infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të mbetet i lartë. Kjo ka detyruar qeverinë që të rikthejë karantinën.

E mërkurë, 11 Nëntor 2020
23:57
Reja pas fitores me Kosovën: Na shërbeu shumë kjo ndeshje, të rinjtë më pëlqyen!

Edoardo Reja u shfaq shumë i kënaqur pas vëllazërores që Shqipëria fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Kosovës. Trajneri i kuqezinjëve vlerësoi paraqitjen e disa futbollistëve të rinj përfshirë këtu edhe atë 17-vjeçarit Ramen Çepele por edhe të emrave si Doka e Hoxhallari që debutuan në këtë sfidë, ndërsa sqaroi edhe çështjen e shiritit të kapitenit.

23:40
Danimarka fiton derbin nordik, barazim spektakolar mes Turqisë dhe Kroacisë

Danimarka fitoi derbin nordik ndaj Suedisë me rezultatin e pastër 2-0. Në miqësoren e zhvilluar në Brondby, danezët iu falën golave të realizuar nga Wind dhe Bah në pjesën e dytë.

23:25
Zyrtarizohet përjashtimi i Luftëtarit nga Kategoria e Parë

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit zyrtarizon përjashtimin e Luftëtarit, sikurse pritej, nga Kategoria e Parë.

23:05
Përfaqësuesi i shoqatës së bareve ankohet për kufizimin e orarit/ Brataj: Kemi rrezikuar shumë

Përfaqësuesi i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj, ishte i pranishëm me anë të një lidhje direkte në emisionin “Open”.

23:04
Trajneri i Shpresave U21, Bushi rezulton me Covid

Trajneri i Shpresave U21 të Shqipërisë, Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

22:57
Holanda dhe Spanja ndahen në paqe, fitojnë Gjermania e Belgjika!

Përfundoi pa fitues miqësorja e luksit mes Holandës dhe Spanjës e zhvilluar në Amsterdam. Golit të realizuar nga Sergio Canales në minutën e 19-të të pjesës së parë iu kundërpërgji në fillimin e fraksionit të dytë mesfushori i Manchester United Dony Van de Beek.

22:55
Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria sllovake ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në fuqi në vend deri në fund të vitit, për të luftuar pandeminë e koronavirusit, njoftoi ministrja e Drejtësisë, Maria Kolikova.

22:51
Mjeku sqaron të sëmurët me COVID: Ja shenja e alarmit kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Mjeku Arjan Mezini ka sqaruar se kur të sëmurët me koronavirus, që kurohen në shtëpi, duhet t’i drejtohen spitalit.

22:46
Kufizimi i lëvizjes/ Flet në Open përfaqësuesi i Transportit Publik

Shifrat e të infektuarve dhe humbjet e jetës nga Covid-19 mbeten akoma të larta në vendin tonë. Kjo ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të marrë masa. Nga ora 22 deri në orën 6 të mëngjesit mbyllet vendi.

22:43
Nis ora policore/ Si po zbatohet karantina e pjesshme në disa qytete

Që prej orës 22:00 e gjithë Shqipëria është futur në një karantinë të pjesshme.

22:30
“Në spitalet tona bëhet zhurmë sikur ulen avionët”, denoncimi i Mezinit dhe replikat me Bratajn

Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi situatën epidemiologjike në vend. Mjeku Arjan Mezini, shprehu hapur shqetësimin e tij në lidhje me zhurmat që shkaktohen në spitalin ku ai punon.

22:24
Vrasja e Ivanoviç/ Akuzë e re për të dyshuarit

Prokuroria Speciale në Prishtinë ka ngritur aktakuzë të re kundër të dyshuarve për ndihmë në kryerjen e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, kanë konfirmuar avokatët mbrojtës, Dejan Vasiç dhe Faruk Korenica.

22:18
Italia nën masa kufizuese, Firence mbyll restorantet, Torino qytet fantazmë

Në Toskanë dhe katër rajone të tjera të Italisë hynë në fuqi kufizimet kundër koronavirusit, për t’i bërë ballë valës së dytë të pandemisë.

22:18
Nisi ora policore/ Kush lejohet të lëvizë, policia zbulon tre zonat më problematike në Tiranë

Zv.drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, në një lidhje direkte me emisionin “Open”, tregoi të gjitha hapat që duhen ndjekur gjatë karantinës së pjesshme që nis ditën e sotme (datë 11.11.2020) në orën 22:00 dhe përfundon në 6:00 të mëngjesit.

22:11
Nisin masat kufizuese/ Ndalohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00

Prej pak minutash hyri në fuqi ndalimi i lëvizjes së lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00, urdhër ky i dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë.

22:07
Open/ Mjeku imunolog: Nuk duhen bërë antibiotikët dhe kortizonikët

Mjeku imunolog Genc Sulçebe është i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel për të folur mbi situatën që po kalon Shqipëria prej Covid-19.

22:04
Merkel zbeh euforinë e gjetjes së vaksinës: Çfarë na pret këtë dimër

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ditën e sotme është shprehur se pavarësisht lajmit të mirë për vaksinën e Covid-19, kriza që është shkaktuar për shkak të pandemisë mbetet ende e rëndë.

21:58
Open/ Mjeku Mezini: Nuk duhet bërë destemekazoni në ditën e parë

Mjeku pneumolog Arjan Mezini është i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel për të folur mbi pandeminë e koronavirusit në Shqipëri.

21:53
Ivanka Trump e heshtur për manipulimet zgjedhore, mediat: Do të nisë karrierë politike ‘solo’

Bija e Donald Trump mund të nisë një karrierë të veçuar politike n SHBA pas dështimit të presidentit, pasi ende nuk ka shprehur asnjë nga deklaratat e ashpra të kampit Trump për manipulimet e supozuara te zgjedhjeve.

21:49
“Open”, Brataj: Nuk bëhet trajtimi i të infektuarve në shtëpi

Në emisionin “Open” në Top Channel po diskutohet për temën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

21:46
Vendi drejt një mbyllje totale? Manastirliu: Po monitorojmë situatën, me evoluimin e epidemisë…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se masat e reja kufizuese, që hyjnë në fuqi në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme, janë masa të intensitetit mesatar.

21:40
“Open”/ Manastirliu: Kemi kapacitet për të pritur 550 pacientë në spitalet e dedikuara

Në emisionin “Open” në Top Channel ku po diskutohet çështja e Covid-19 në Shqipëri.

21:34
Manastirliu për situatën e Covid-19: 177 të infektuar në 100 mijë banorë, shifra më e ulët në rajon

Shifrat e të infektuarve dhe humbjet e jetës nga Covid-19 mbeten akoma të larta në vendin tonë. Kjo ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të marrë masa. Nga ora 22 deri në orën 6 të mëngjesit mbyllet vendi.

21:32
Neuro-shkencëtari: Ndërgjegjia e qenieve të gjalla lind nga një fushë e pavarur energjie

Një neuro-shkencëtar ka sugjeruar së fundmi teorinë e re se ndërgjegjia e qenieve lind nga fusha e pavarur elektro-magnetike e neuroneve.

21:25
“Open” Manastirliu sqaron orarin e vendosur për mbylljen: Baret dhe restorantet vatrat kryesore të infeksionit

Në emisionin “Open” në Top Channel po diskutohet për pandeminë e koronavirusit në Shqipërinë.

21:21
Kompania prezanton kostumin turbo-elektrik me krahë që fluturon me 300 km/orë (video)

Gjigandi gjerman i automobilëve BMW thotë se shpreson të revolucionarizojë sportet ekstreme duke vendosur motorë elektrikë në kostumet e lëshimit “me krahë”, për t’i bërë ato të fluturojnë me shpejtesi 300-km/orë.

21:12
Rezervat e uraniumit të pasuruar në Iran, 12 herë më të mëdha sesa është përcaktuar

Irani vazhdon të rrisë rezervat e uraniumit pak të pasuruar përtej kufizimeve të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore, që ka nënshkruar Teherani me fuqitë botërorë, si dhe vazhdon ta pasurojë atë më shumë sesa i lejohet, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike më 11 nëntor.

21:08
2 trajnerë të tjerë kombëtaresh preken nga COVID-19, shtyhet një miqësore!

Në rang kombëtaresh nuk është vetëm trajneri i Kosovës Bernard Challandes i prekur nga COVID-19, por edhe dy trajnerë të dy kombëtareve të tjera.

20:58
​Simptomat e mungesës së vitaminës B

Lodhja kronike dhe mungesa e forcës janë vetëm disa nga simptomat që përfaqësojnë mungesën e vitaminës B.

20:58
Shangai zhvendos ndërtesën historike 5-katëshe për të shmangur shembjen (video)

Rezidentët e Shanghai që kalonin që zonën lindore Huangpu të qytetit, muajin që shkoi kanë hasur në diçka mjaft të pazakontë: Një ndërtesë që ecën.

20:53
Rriten infektimet/ Kosova ndahet në tre zona

Kosovës të mërkurën i janë​ shtuar 773 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,519 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima.

20:45
Rezervat e uraniumit të pasuruar në Iran, 12 herë më të mëdha sesa është përcaktuar

Irani vazhdon të rrisë rezervat e uraniumit pak të pasuruar përtej kufizimeve të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore, që ka nënshkruar Teherani me fuqitë botërorë, si dhe vazhdon ta pasurojë atë më shumë sesa i lejohet, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike më 11 nëntor.

20:41
Gati për dasmë! Astrologu zbulon live kur do të martohet moderatorja e njohur

Pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte moderatorja Sara Gjordeni, Zana Guxholli dhe astrologu Jofiel Koçi.

20:40
Pamje të rënda/ Në një restorant të Wuhan-it! Kuzhinierët mbledhin mishin nga dyshemeja dhe ngjeshin me këmbë…

Një video tronditëse vjen nga qyteti ku lindi pandemia e koronavirusit, Wuhani.

20:40
Denoncimi i Fiks Fare/ Punonjësi i policisë lëviz me makinë pa siguracion, pa taksa dhe kolaudim…

Fiks Fare denoncoi veprimet e një punonjësi të Policisë në Berat, i cili lëviz me një automjet pa siguracion, pa taksa dhe madje edhe pa kolaudim. Për disa vite me radhë, ky punonjës ka qarkulluar i lirë në Berat dhe Kuçovë me këtë mjet, të cilin as në emrin e tij nuk e kishte kaluar.

20:35
Trump shpallet fitues në Alaska

Donald Trump është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në shtetin e Alaskas, një fitore që nuk do të ndryshojë rezultatin përfundimtar të këtij procesi.

20:28
Ndahet nga jeta, kryeministri më jetëgjatë në detyrë

Kryeministri më jetëgjatë në botë, në detyrë, Princi Khalifa Bin Salman Al Khalifa i Bahreinit, është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeç.

20:23
​Franca me 35.879 raste të reja dhe 328 vdekje nga COVID-19

35.879 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit dhe 328 vdekje u konfirmuan sot në Francë.

20:17
Dy Anat e “Përp’Puthen-it” në takime, zbuloni zgjedhjet e dy bukurosheve…

Dy Anat bënë zgjedhjet e tyre për takimet e javës së ardhshme. Ana (ajo pak më e vjetra për nga koha në emision), tha se do të dëshironte të dilte në një takim me Ervinin.

20:14
Leja për të dalë gjatë natës/ Ja sesi mund të aplikoni

Portali E-Albania ka sqaruar të gjithë qytetarët se si mund të marrin leje për të lëvizur pas orës 22:00.

20:12
Angazhimet në futboll largojnë Kledin nga “Për’Puthen”, ndërsa Rogerti deklaroi: Kam njohur një vajzë jashtë…

Kledi dhe Rogerti janë dy djemtë e radhës që u larguan nga emisioni “Për’Puthen”.

20:07
A është Ana e parë plaga e vjetër e Fatjonit?

Marrëdhënia e Anës (më të vjetër në emision) me Fatjonin duket se ka pësuar krisje.

20:03
Nusja vlerëson “numrin magjik”: Jam e lumtur që burri im ka fjetur me më shumë se 100 vajza para meje

Një e re martuar së fundmi në Britani ka thënë për mediat se nuk e ka problem që burri i saj ka shkuar me më shumë se 100 vajza të tjera para saj.

20:02
Deputetët opozitarë/ Hong Kong, dorëheqje kolektive

Të gjithë deputetët pro demokracisë në Hong Kong kanë dhënë dorëheqjen pasi Pekini urdhëroi largimin nga parlamenti të katër kolegëve të tyre.

19:56
Italia, 1 mln infektime/ Britania e 5-ta në botë për viktimat

Britania e Madhe është bërë vendi i pestë në botë dhe i pari në Evropë që kalon 50 mijë viktimat, duke u renditur kështu pas shteteve të bashkuara të Amerikës, Brazilit, Indisë dhe Meksikës.

19:56
“Për’Puthen”/ Melisa zhgënjehet nga fjalët e Elvisit: Je në një listë të grisur…

Puntatën e sotme në “Për’Puthen” u transmetua takimi mes Ana Kaurit dhe Fatjonit. Për të komentuar takimin, një mendim iu kërkua edhe Melisës, e cila e ka shprehur hapur pëlqimin për 26-vjeçarit.

19:53
Presidenti i Egjiptit në Athinë/ Misotakis: Besim te Biden për rivendosjen e ekuilibrit dhe sigurisë në rajonin tonë

Ne momentin kur presidenti i Egjiptit Al Sisi qe ka vizituar Athinën kryente takimet me homologen e tij Sakelaropoulou dhe kryeministrin grek Mitsotakis, Rexhep Tayyp Erdogan ka kritikuar perseri Europen ,qe sipas tij përkëdhel greket, Greqinë dhe greko-qipriotet.

19:53
Shtyhet regjistrimi i popullsisë/ Për shkak të pandemisë procesi do të zhvillohet në tetor 2022

Shtyhet për në tetorin e vitit 2022 Censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.