Nga selia e PD-së në qeverinë e Ramës/ Besart Kadia emërohet te ‘Financat’, zëvendës i Anila Denaj

12/11/2020 11:51

5 muaj para zgjedhjeve Edi Rama ka  vendosur  të rifreskojë   kabinetin e tij në rang zëvendës ministrash. Lëvizja më e  fundit ndodhi në Ministrinë e Ekonomisë ku eksperti i kësaj fushe Besart Kadia u emërua si zëvendës i Anila Denaj, më të cilën jo pak herë  u përplas në studio televizive.

Vendimi i Kryeministrit,  prodhoi  shume zhurmë  në media jo vetëm se eksperti Kadia ne publik ishte kritik me qeverinë , por edhe sepse  e shkuara e të zgjedhurit më  të ri të kabinetit Rama 2 mban me shumë funksione në oborrin e selisë blu sesa kampin rozë. Besard Kadia është një nga 24 koordinatorët  që Lulzim Basha  prezantoi me shumë bujë në vitin 2014.

Por, jo vetëm, ai ishte anëtar i një prej forumeve më të larta  të partisë, Këshilli Kombëtar si dhe drejtoi sekretariatin për “Sipërmarrjen e lirë”. Krahas kontributit në Partinë Demokratike  emri i Kadiës nuk u pa në listën e  Lulzim Bashës në 2017, ndërkohë  eksperti  nuk kurseu  kritikat  shpesh herë as ndaj Partisë Demokratike  duke kërkuar shkrirjen e departamenteve dhe një  qëndrim më radikal të lidershipit.  Promovimi i Besart Kadisë  nga Edi Rama nuk u prit nga selia blu, e cila  risolli në vëmendjen e publikut  dokumentin e shkarkimit të ekspertit të ekonomisë  nga  të gjitha funksionet në PD në nëntor të vitit 2019. Lulzim Basha e justifikoi  asokohe vendimin  e  përjashtimit  me përfshirjen e Besard Kadisë në  lëvizjen   e re politike “Alternativa” si dhe  dhe bindjen se  informacionet  e verifikuara nga selia blu, rezultonte se ajo financohej nga burime te dyshimta të klientëve preferencial të qeverisë.

Top Channel