Angazhimet në futboll largojnë Kledin nga “Për’Puthen”, ndërsa Rogerti deklaroi: Kam njohur një vajzë jashtë…

11/11/2020 20:12

Kledi dhe Rogerti janë dy djemtë e radhës që u larguan nga emisioni “Për’Puthen”.

Largimet e tyre nuk lidhen me ndëshkime apo përjashtime nga ana e produksionit, por për arsye personale. Kledi, futbollist me profesion, tha se sapo ka nisur kampionatin dhe e ka të pamundur të ndjekë vijueshmërinë e programit.

Ndërsa Rogerti tha se falë famës së përftuar në emision, ka njohur një vajzë tjetër jashtë studios. Djemtë u shprehën falenderues për emisionin dhe i uruan fat e sukses konkurrentëve të tjerë. Ndërsa, moderatorja Bora Zemani deklaroi se audicionet për djem të rinj janë ende të hapura dhe i bëri thirrje të rinjve të aplikojnë për të qenë pjesë e programit të dashurisë më të famshëm në Shqipëri.

“Këto vajza janë shumë të mira, por duke pasur shoqëri dhe jashtë shikoj tek vajzat e tjera mund të kem diçka. Mund të lindë diçka jashtë”, tha Rogerti.

Top Channel