Në emisionin “Open” në Top Channel po diskutohet për temën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

I ftuar për të diskutuar mbi këtë temë është edhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Brataj u shpreh se qytetari futet në sistem sapo telefonon.

Gjithashtu ai u shpreh se në banesa nuk bëhet trajtimi i personave të prekur me Covid-19.

Futja e qytetarit në sistem është. Mjeku i familjes, 127, spitali. Ju kapeni nga sistemi. Në banesë trajtim nuk bëhet, antiviral nuk ka asnjë të autorizuar në Shqipëri ku e gjejnë. Ka përfitues që përfitojnë nga momenti. Ku e gjejnë këtë anti viral, antivirali që kushton është i autorizuar vetëm në Japoni për gripin. Puna është se gjej mënyra jashtë sistemit. Nuk ka një ilaç që thuhet ky është COVID-19. Janë grupe medikamentesh që përdoren në faza të ndryshme të sëmundjes. Nuk mund të themi që është faji yt. Faji yt është që nuk futesh në sistem. Të gjithë ne si mjek, i kemi me kërkesa mos bëj analizat ditën e parë, sepse pas një javë të përsëritësh, të bësh dy skanera për një javë dhe dy analiza brenda javës”, u shpreh Brataj.

Top Channel