Zv.drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, në një lidhje direkte me emisionin “Open”, tregoi të gjitha hapat që duhen ndjekur gjatë karantinës së pjesshme që nis ditën e sotme (datë 11.11.2020) në orën 22:00 dhe përfundon në 6:00 të mëngjesit.

Ziu tha se në kryeqytet janë vendosur pika kontrolli për të mbajtur të monitoruar të gjithë situatën. Më tej ai përmendi kategoritë që mund të lëvizin në këtë fashë orare, edhe nëse nuk kanë marrë lejen nga portali e-Albania.

“Zonat më problematike janë Blloku, Don Bosko dhe Astiri. Kemi marrë masa duke shtuar patrullat e policisë në këto zona”, tha Dhimitraq Mziu në një lidhje për emisionin OPEN në Top Channel.

Ziu theksoi se ditën e sotme policia e shtetit është angazhuar duke ndërgjegjësuar qytetarët, por në rast se qytetarë përsërisin sjelljet e tyre, atëherë ai tha se do të aplikohet masë administrative.

Dhimitraq Ziu: Janë vendosur të gjitha shërbimet, i kemi dyfishuar, janë vendosur pika kontrolli dhe zonjat me riskun kanë vijuar monitorimet e policisë. Lejohen kategoritë e shtetasve që kanë probleme urgjente shëndetësore dhe punonjësit, si policët, mjekët, infermierët.

Sidorela Gjoni: Nëse dikush ka problem merr leje apo si?

Dhimitraq Ziu: Do i drejtohet portalit eAlbania.

Sidorela Gjoni: Po edhe kur ka urgjencë?

Dhimitraq Ziu: Po edhe kur ka urgjencë. Nga formacionet që kemi sot në 112 kemi një rritje të nr të telefonatave, këto kanë lidhje me informacionet që kanë qytetarët. E rëndësishme është ndërgjegjësimi i qytetarëve por do të nisë dhe me masa administrative. Ne vijuam me sugjerime e këshilla, por po pat të pabindur do nisim me masa.

Top Channel