Mjeku pneumolog Arjan Mezini është i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel për të folur mbi pandeminë e koronavirusit në Shqipëri.

Mezini ka folur në lidhje me terapinë që vendoset t’i bëhet pacientit që është i infektuar me Covid-19.

“Për mua e shkakton paniku. Edhe një pjesë të mjekëve. Terapia është imuniteti personal. Duhet të kuptojmë që kjo sëmundje e bën pas ditës së 8-ë. Unë dua ta shfrytëzoj këtë sepse ka çudira. Nëse një person del sot pozitiv, destemekazoni që është tek ne vetëm është 6 miligramë. Nëse kanë bërë 40% destemekazoni nuk është i prerë, nuk frenon virusin. Kur ai është në ditën e 12, janë formuar dhe pacienti ka temperaturë, por të fillosh destemekazonin në ditën e parë dhe të dytë është sikur ta dënosh me vete.”, tha Mezini

Top Channel