Izolimi nëpër Shqipëri/ Ndalohet lëvizja 22:00-06:00, dhjetëra forca policie në terren

12/11/2020 00:54

Prej dy orësh ka nisur izolimi që do të zgjasë deri në orën 6 të mëngjesit. Masat e reja për ndalimin e lëvizjes, mbyllja e bareve, restoranteve dhe lokaleve të natës pas orës 22 hynë në fuqi pas përkeqësimit të situatës nga Covid-19 në vend.

Lëvizja në 8 orët e izolimit për arsye pune bëhet me leje nga E-Albania, ndërsa përjashtohen punonjësit e shëndetësisë dhe sektorëve të cilësuar kritike, si edhe medias.

Ndërkohë ndjekim pa koment pamjet e para nga nisja e izolimit të pjesshem në disa nga qytetet kryesore të vendit. Gazetarët dhe kameramanët e Top Channel tregojnë rrugët bosh pas orës 22.00.

Top Channel