Përfundoi pa fitues miqësorja e luksit mes Holandës dhe Spanjës e zhvilluar në Amsterdam. Golit të realizuar nga Sergio Canales në minutën e 19-të të pjesës së parë iu kundërpërgji në fillimin e fraksionit të dytë mesfushori i Manchester United Dony Van de Beek.

Një gol i shpejtë i Ëaldschmidt i dha fitoren 1-0 Gjermanisë ndaj Republikës Çeke. Një sukses të lehtë mori Italia ndaj Estonisë që me një formacion të përbërë nga lojtarë të rinj por edhe debutues si Bastoni arriti të triumfonte me rezultatin 4-0 falë 2 golave të Grifo dhe finalizimeve të Bernardeschit dhe Orsolinit.

Belgjika ndërkohë mposhti 2-1 me përmbysje Zvicrën me Batashuayi që realizoi dy herë në pjesën e dytë duke përmbysur avantazhin provizor të Admir Mehmedit. Portugalia dhuroi spektakël ndaj Andorrës duke fituar 7-0 në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo hyri në fushë nga stoli dhe arriti të kontribuonte me një gol dhe një asist. Fitoi dhe Polonia që mposhti 2-0 Ukrainën me golat e Piatek dhe Moder.

Top Channel