“Në spitalet tona bëhet zhurmë sikur ulen avionët”, denoncimi i Mezinit dhe replikat me Bratajn

11/11/2020 22:30

Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi situatën epidemiologjike në vend. Mjeku Arjan Mezini, shprehu hapur shqetësimin e tij në lidhje me zhurmat që shkaktohen në spitalin ku ai punon.

Mjeku theksoi se e gjitha ndodh për shkak të zhurmave të shkaktuara nga tubat e oksigjenit, sipas tij, një aparaturë me kosto minimale mund ta reduktojë këtë zhurmë. Ndërkohë, drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Skënder Brataj, tha se zhurma ka ndodhur edhe në të kaluarën, duke shtuar se sipas tij nuk jemi në situatën ku duhet të flasim për kushtet.

Arjan Mezini: O Skënder ne po harxhojmë më shumë para duke përdorur më shumë para dhe duke mos investuar në 1 apo 2 mijë euro sa bën një aparat që del nga muri dhe ta çon oksigjenin sa dëshiron ti. Unë i kuptoj ata njerëz që çoroditen. Po të sjell shembuj nga spitalet e Turqisë, përse njerëzit ikin.
Skënder Brataj: Mos harro se nuk kthehen të gjithë gjallë ato që po ikin në Turqi, mos t’i japim njerëzve një shpresë që investon.

Arjan Mezini: Unë dua të sqaroj diçka. Është një investim shumë i ulët dhe ne po humbasim shumë para me humbjen e oksigjenit nga ata tubat. Kostot është shumë e madhe, po të doni iu tregoj një video ku dëgjohet zhurma e madhe, është sikur po ulesh në një pistë avionësh. Po të kesh atë zhurmë oksigjeni, kur ndërkohë duke përdorur këtë aparat dhe ia çon oksigjenin aq sa e don pacienti. Unë këtë po them, këto nuk janë menduar kurrë, fut tre tuba dhe nxirr pesë tuba, ajo ka shumë zhurmë.

Top Channel