Shifrat e të infektuarve dhe humbjet e jetës nga Covid-19 mbeten akoma të larta në vendin tonë. Kjo ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të marrë masa. Nga ora 22 deri në orën 6 të mëngjesit mbyllet vendi.

Rixhin Qoshja nga shoqata e Transportit Publik tha se nuk e kanë pritur mirë këtë karantinë por do duhet të mësohen. Ai tha se Transport Publik ka bërë kërkesë në për të pasur lehtsira

“Normalisht si çdo kush tjetër nuk e kemi pritur mirë. Por ne do të nisim punë nesër në 6 dhe do ta mbyllim në 10. Kjo është ajo që kemi bërë ne. Do i pajisim punonjësit me një vërtetim dhe shpresoj që mos të ketë problem”- tha Qoshja.

Ai mori një përgjigje nga Brataj ku tha se mund të bëhet një përjashtim edhe për punonjësit e Transportit Publik.

Top Channel