Presidenti i Egjiptit në Athinë/ Misotakis: Besim te Biden për rivendosjen e ekuilibrit dhe sigurisë në rajonin tonë

11/11/2020 19:53

Ne momentin kur presidenti i Egjiptit Al Sisi qe ka vizituar Athinën kryente takimet me homologen e tij Sakelaropoulou dhe kryeministrin grek Mitsotakis, Rexhep Tayyp Erdogan ka kritikuar perseri Europen ,qe sipas tij përkëdhel greket, Greqinë dhe greko-qipriotet.

“Vetëm ne se ndalojnë këto veprime te evropianeve do te ketë një zgjidhje ne Mesdheun Lindor”- ka paralajmëruar ai, disa ore pas rinovimit te Naftex-it qe ka bere Ankaraja per anijen Oruc Reis, e cila do te vazhdoje kërkimet tashme deri ne 23 Nëntor, ne zonën detare 14 milje ne lindje te Rodosit dhe 20 milje nga Kastelorizo.

Kryeministri grek qe ju është referuar tensioneve ne Mesdheun lindor gjate takimit me presidentin e Egjiptit, ka theksuar se bashkëpunimi trepalësh Athine, Nikosi dhe Kajro është themeli i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, ndërsa ka shprehur besimin se presidenti i ri amerikan do te japë kontributin e tij për paqe ne këtë rajon te trazuar.

Kyriakos Mitsotakis: Unë kam besim se Presidenti Biden do të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit dhe sigurisë në rajonin tonë. Një rajon që, në fund të fundit, ai e njeh mirë pasi e ka ndjekur atë për dekada.

Nga ana e tij,edhe Abdel Fattah al-Sisi qe ka theksuar se marrëveshja për ZEE mes Greqisë dhe Egjiptit bazohet tek e Drejta Ndërkombëtare, ka deklaruar se ka rene dakord me palën greke qe te përballojnë se bashku të gjithë ata që duan të kërcënojnë paqen ne kete rajon.

Abdel Fattah Al-Sisi: Diskutuam për ngjarjet në rajonin tonë dhe adoptimin e politikave prej disave që janë në kundërshtim me komunitetin ndërkombëtar dhe ramë dakord t’i përballojmë bashkërisht të gjithë ata që duan të kërcënojnë paqen.

Ndërkohe ministria e Jashtme greke ka dërguar perseri note proteste ndaj Ankarase per rinovimin e naftex-it te saj te cilin e quan te paligjshëm. Ndërsa ministri i jashtëm Nikos Dhendias është veteizoluar oret e fundit pasi ka ardhur ne kontakt me një person pozitiv me covid-19, është njoftuar për ketë edhe presidenti Egjiptian Al Sissi ,pasi Dhendias e ka pritur atë ne aeroportin e Athinës.

Aleksander Marku

Top Channel