“Për’Puthen”/ Melisa zhgënjehet nga fjalët e Elvisit: Je në një listë të grisur…

11/11/2020 19:56

Puntatën e sotme në “Për’Puthen” u transmetua takimi mes Ana Kaurit dhe Fatjonit. Për të komentuar takimin, një mendim iu kërkua edhe Melisës, e cila e ka shprehur hapur pëlqimin për 26-vjeçarit.

Por në momentin që vajza tha se nuk ka një mendim të plotë në lidhje me këtë takim, ndërhyri Elvisi, i cili citoi se sipas tij bukuroshja nuk ka “asnjëherë mendime”. Në këtë moment ndërhyri dhe Melisa, e cila i kujtoi Evlisit se ai nuk mund të flasë për një person që nuk e konsideron. Ndërsa djali u justifikua duke thënë se po fliste me moderatoren Bora Zmemani.

Ndërkaq, marrëdhënia e Elvisit dhe Melisës nuk është ajo e duhura. Kjo ka ndodhur që në hyrjen e vajzës, ku kjo e fundit e quajti Elvisin si jo burrërorë për shkak të mënyrës se si u soll me Shqipen.

Melisa: Unë preferoj t’i mbaj mendimet për vete për momentin që të arrij në një konkluzion paraprak.
Elvisi: Mos e lodh shumë se para nuk ka mendime ajo Bora.
Melisa: Ti je personi i parë që thua këtu nuk mund të më konsiderosh, si e kalon temën nga takimi i Anës dhe Fatjonit, tek personi që nuk konsideron.
Elvisi: Fola me Borën.
Melisa: Se sa mendime kam unë je personi i fundit që mund të tregoj, je personi i fundit. Nuk je fare në listë, je në një listë të grisur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel