Marrëdhënia e Anës (më të vjetër në emision) me Fatjonin duket se ka pësuar krisje.

E gjitha ka nisur nga sjelljet e vajzës, e cila sipas Fatjonit “përkëdhelet” me djemtë e tjerë në takime.

Ndërkohë, Ana shpreson që marrëdhënia mes tyre të rikuperohet, madje një gjë të tillë duket se e kërkojnë edhe konkurrentët e tjerë. Mevlani, tha gjatë puntatës së sotme në studio, se Ana për Fatjonin është një plagë e vjetër, një deklaratë e tillë duket se gëzoi dukshëm 24-vjeçaren e cila nisi të buzëqeshte.

Ndërsa Fatjoni preferoi të mos reagonte dhe të mbante një qëndrim më serioz.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel