Në rang kombëtaresh nuk është vetëm trajneri i Kosovës Bernard Challandes i prekur nga COVID-19, por edhe dy trajnerë të dy kombëtareve të tjera.

Bëhet fjalë për Marco Rossin i cili është trajner i Hungarisë dhe Janne Anderson trajner i Suedisë. I pari ka nisur karantinën dhe do të mungojë në duelet me Islandën (miqësore) dhe dy takimet shtëpiake të Nations League ndaj Serbisë dhe Turqisë.

Në karantinë edhe trajneri nordik. Anderson e ka nisur izolimin që në javën e kaluar. Një familjar i tij u infektua me Covid-19 dhe të njëjtin fat ka pësuar edhe timonieri i Suedisë. Ndërkohë autoritet shëndetësore të Norvegjisë kanë vendosur që miqësorja mes përfaqësues nordike dhe Izraelit të shtyhet pasi sulmuesi mik Munas Dabbur që luan për Hoffenheim është prekur nga COVID-19 dhe si masë paraprake mbrojtëse është vendosur që ky takim të mos luhet.

Top Channel