Gati për dasmë! Astrologu zbulon live kur do të martohet moderatorja e njohur

11/11/2020 20:41

Pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte moderatorja Sara Gjordeni, Zana Guxholli dhe astrologu Jofiel Koçi.

Ky i fundit shpjegoi pse data e sotme, 11/11/2020 është konsideruar një nga ditët më me fat të muajit nëntor, argument që hapi diskutim dhe përplasje mes të ftuarve.

Teksa po fliste për numrat me fat, Bieta i kërkoi Jofielit të llogariste datën perfekte për martesën e Sarës, duke marrë në konsideratë ditëlindjen e vet moderatores dhe partnerit të saj.

Astrologu konkludoi në datën 9, një datë që Sara e përmendi si me fat në nisje të bisedës

Top Channel