Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur serish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se shëndetësia është në kolaps total.

Sipas kryedemokratit, pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare.

Postimi i Bashës:

Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare.

Top Channel