Avdullah Hoti

Nga Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të cilën e vizitoi së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të parë nga afër gjendjen nëpër spitale gjatë pandemisë së koronavirusit, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi se kjo është praktikisht një situatë lufte, ku çdo ditë përballesh me një rrezik të madh e me viktima”, ka thënë Hoti.

Kryeministri falenderoi stafin shëndetësor për përballje me pandeminë në tetë muajt e fundit ndërsa tha se, fatmirësisht numri i viktimave nuk është aq i lartë sa ai i vendeve të rajonit. Një ditë më parë Kosovës iu shtuan 773 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,519 kampionëve. Më herët, kreu I ekzekutivit qe shprehur se karantina totale do të kishte një kosto shumë të madhe.

Që prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 26,121 të prekur dhe 777 jetë të humbura nga covid 19. Të mërkurën, Hoti paraqiti masat e reja që e ndajnë Kosovën në tre zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Top Channel