Në emisionin “Open” në Top Channel ku po diskutohet çështja e Covid-19 në Shqipëri.

Në një lidhje Skype, ka folur edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja është shprehur se Shqipëria i ka kapacitetet e duhura për të pritur 550 pacientë.

Më lejoni që të them që ne disponojmë kapacitetet për të pritur 550 pacientë në spitalet e dedikuara për COVID-in. Mjeku është i informuar si pjesë e punës dhe e falenderoj për angazhimin, si një mjek që ka vlera të veçanta në këtë luftë, si përcjellës i zërit të tij. Në skenarët tanë të hapjes së zgjerimit të kapaciteteve në rast se do të ketë një zgjerim, futet në funksion spitalet rajonale janë 1.600 shtretër në total, janë të gatshëm, me aparatura mjekësore dhe ekipe mjekësore të trajtuara në vazhdimësi. Spitalet janë të hapura doktor Mezini, spitalet janë të lira, ka hapje spitalesh për nevoja për të pasur më shumë kapacitete kur të jetë nevoja. Siç u hap COVID-3 dhe që ka një kapacitet 150 shtretër, po ashtu është gati katra për t’u hapur, edhe spitalet rajonale duhen hapur”. u shpreh Manastirliu.

Top Channel