E mërkurë, 30 Dhjetor 2020
08:37
Kthesë historike! Aborti në Argjentinë, senati voton pro

Kongresi i Argjentinës ka legalizuar abortet deri në javën e 14-të të shtatzënisë.

08:31
Tiranë/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 46-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

08:29
​Kreu i PDK sot në Tiranë, takon liderët e politikës

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndrojë sot në Shqipëri ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.

08:16
Covid-19/ Lajm i mirë! Vaksina e AstraZeneca aprovohet për përdorim!

Vaksina e koronavirusit e krijuar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

07:59
Studimi/ 5% e popullsisë në Wuhan ka qenë të infektuar me Covid-19

Një studim i publikuar së fundi thotë se pothuajse 5% e popullsisë së Wuhan-it mund të kenë qenë e infektuar me Covid-19. Kjo ishte deklarata e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pas një hulumtimi të bërë.

07:36
Reshje në të gjithë territorin dhe rritje e lehtë temperaturash, ky është parashikimi i motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët që do të sjellë reshje në të gjithë territorin, ku me intensitetin më të lartë do të jenë në zonat jugore gjatë pasdites. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.

06:58
Si të përdorni lëngun e limonit për lëkurë të butë dhe të shëndetshme

Lëngu i Limonit është fantastik për shëndetin e gjithë organizmit përfshirë dhe shëndetin e lëkurës gjithashtu. Nëse konsumoni më shumë limon lëkura juaj do të marrë shkëlqimin e shëndetit. Limoni është i pasur me vitaminë C që mban larg rrudhat dhe hidraton lëkurën. Vitaminat dhe mineralet janë pasuria më e madhe që na ofrojnë limonët duke u transformuar në një prej frutave më të shëndetshme.

06:39
Kos, mjaltë, arra në mëngjes për fuqi gjatë ditës

Informacionet për vlerat shëndetësore të mjaltit dhe kosit janë të panumërta. Por kombinimi i të dyjave së bashku është shembull i besimit se bashkimi bën fuqinë.

06:06
Problemet me tiroiden/ Shkak 2 toksina që i hasni shpesh

Problemet me tiroiden janë shumë më të theksuara tek gratë dhe shumë më të shpeshta vitet e fundit. Për përhapjen e kësaj sëmundje, zyrtarët e shëndetit fajsojnë 2 toksina me të cilat mund të haseni çdo ditë.

04:59
SHBA/ Raportohet rasti i parë me mutacionin e ri të Covid-19 që u zbulua në Britani

Rasti i parë i raportuar në Shtetet e Bashkuara i variantit të ri të COVID-19 që është parë në Britani, është zbuluar në Kolorado, njoftoi të martën guvernatori i këtij shteti, Jared Polis.

04:36
Larmia etnike në Xhorxhia dhe gara për Senatin amerikan

Komuna Gwinnett ndodhet rreth 25 km në verilindje të Atlantës dhe është një ndër lagjet periferike më të populluara të qytetit më të madh të Xhorxhias. Në nëntor, demokrati Joe Biden siguroi 58% të votave në këtë komunë duke e ndihmuar të siguronte fitoren e ngushtë në këtë shtet.

04:04
SHBA, McConnell shtyn votimin për pagesat ndaj familjeve për COVID-in

Udhëheqësi i shumicës së Senatit amerikan Mitch McConnell të martën i kërkoi Senatit të anashkalojë veton e Presidentit Donald Trump ndaj një projektligji prej 740 miliardë dollarësh për politikat e mbrojtjes, duke thënë se plani i financimit të ushtrisë amerikane nuk mund të lejohet të dështojë.

03:27
DASH miraton shitjen e mundshme të 3 mijë bombave inteligjente Arabisë Saudite

Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të 3,000 municioneve të telekomanduar me precizion Mbretërisë së Arabisë Saudite në një marrëveshje me vlerë deri në 290 miliardë dollarë, tha Pentagoni të martën.

03:03
SHBA/ Analistët: Dialogu Uashington-Phenian në udhëkryq

Përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për t’i bërë presion Koresë së Veriut që të heqë dorë nga programi bërthamor nuk shënuan përparim në vitin 2020, pas ndërprerjes së negociatave të udhëhequra nga SHBA dhe me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit. Dhe megjithëse shqetësimi se Pheniani do të bënte prova të reja bërthamore ose me raketa nuk u realizua, shumë nga përpjekjet e Seulit për të shtuar komunikimin me regjimin koreano-verior përfunduan pa rezultat.

02:44
Panik nga tërmeti edhe në Slloveni/ Deputetët u larguan me vrap nga Parlamenti

Tërmeti i fuqishëm i magnitudës 6.4 që goditi Kroacinë, është ndjerë edhe në Slloveni. Lëkundjet e tokës ndodhën në kohën kur po zhvillohej një seancë parlamentare. Të trembur, deputetet në sallë çohen nga vendi dhe largohen me vrap.

02:20
Si të shmanget vala e 3-të? Britania e Madhe duhet të vaksinojë 2 milion njerëz në javë

Britania duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë për të shmangur një valë të tretë të shpërthimit të koronavirusit – është përfundimi i një studimi nga universiteti i Londrës për higjenën dhe mjeksinë tropikale.

01:55
Vaksinohet Kamala Harris/ Zv-presidentja e ardhshme e SHBA mori vaksinën e Moderna

Zëvendespresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, u bë politikania e fundit amerikane që mori vaksinën kundër koronavirusit. Harris mori vaksinën e krijuar nga kompania Moderna, ndërsa ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

01:30
Maqedoni, virusi po humbet fuqi/ Bie numri i të infektuarve, por edhe i viktimave

Maqedonia e Veriut prej një jave po shënon rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19, por edhe të viktimave nga kjo sëmundje.

01:06
Nuk ka merkato dimri te Reali, Perez e Zidane planifikojnë blerje të bujshme në verë

Ndërkohë që shumë skuadra mezi presin hapjen e merkatos së janarit, për të bërë riparimet e nevojshme, te Reali i Madridit nuk kanë ndërmend të angazhohen aspak këtë dimër, si për afrime ashtu edhe për largime.

00:45
Rashford vendimtar, Man.United mposht Wolves dhe ngjitet i dyti

Një gol i Marcus Rashford në minutën e 93-të i ndihmuar edhe nga devijim i pafat i Saiss i dha fitoren Manchester United që e mbylli vitin 2020 në mënyrën më të mirë.

00:22
Arsenali fiton sërish, Leeds United dhuron spektakël

Moment pozitiv për Arsenalin në Premier League me topçinjtë që regjistruan fitoren e 2-të radhazi. Pas triumfit në derbin e Londrës ndaj Chelsea-t, skuadra e Artetës arriti të fitojë minimalisht me shifrat 0-1 ndaj Brighton.

00:21
Sevilla fiton dhe parakalon Villarealin në renditje

Sevilla theu tersin e përballjeve direkte ndaj Villarealit duke e mbyllur vitin 2020 me një fitore të rëndësishme.

E martë, 29 Dhjetor 2020
23:57
2020-ta mbyllet keq për Barçën, ndalet nga Eibar në Camp Nou

Viti 2020-të mbyllet në mënyrën më të keqe për Barcelonën. Pa Lionel Messin i lënë jashtë nga trajneri Ronald Koeman blaugranat nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në Camp Nou ndaj Eibar dhe nëse Atletico dhe Reali i Madridit fitojnë sfidat e tyre të mërkurën atëherë blaugranat do të humbasin akoma më shumë terren me kreun e renditjes që për momentin ndahet nga dy skuadrat e Madridit.

23:43
TOP STORY/ Trafikantët arabë që maskohen si investitorë, zbulohen zyrtarët e lartë të policisë të përfshirë

Shqipëria është shndërruar në urë kalimi për emigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe bazë e rëndësishme e trafikut të klandestinëve.

23:39
TOP STORY/ Skema që zhvati qindra milionë euro, si u futën në kurth shqiptarët përmes kredive

Në dokumentarin me dy seri “zhvatje përmes kredive”, Top Story zbërtheu një skemë të gjerë abuzimi qindra milionë euro ndaj qytetarëve.

23:33
TOP STORY/ Rrëfime tronditëse dhe dosje ekskluzive, historitë e bujshme të zhdukjes së 5 fëmijëve

Qindra fëmijë janë zhdukur ndër vite, shumë prej tyre për të mos u gjetur më kurrë.

23:30
TOP STORY/ Interesat miliarda euro të grekëve në detin territorial shqiptar dhe prapaskenat e negociatave

Greqia ka hedhur edhe njëherë sytë e zgjerimit drejt detit territorial shqiptar në Jon.

23:28
TOP STORY/ Të dyshuarit për ekzekutimin e gjyqtarit Konomi, pronat e mafias dhe politikanëve te Gjiri i Lalzit

Gjiri i Lalzit konsiderohet oazi i politikanëve, njerëzve me pushtet dhe bosëve të krimit. Një pjesë e madhe e vilave luksoze, janë ngritur mbi gjakun e ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i ekzekutuar në mënyrë makabre me tritol për konfliktet e pronave buzë Adriatikut.

23:24
TOP STORY/ Seriali me 150 vrasje në Tropojë, motrat Haklaj rrëfejnë tradhtinë brenda familjes

Një histori që ka prodhuar mbi 150 viktima dhe mban ende gjallë betimet për hakmarrje. “Haklajt e Tropojës”, dokumentari me 3 seri solli rrëfimin ekskluziv të Zylfije dhe Aishe Haklaj, motrave të familjes së vënë në qendër të përplasjeve në Tropojë të nisura 22 vite më parë.

23:09
17 viktima dhe 498 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë shënuar 498 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID-19. Janë realizuar gjithsej 2 467 teste.

22:51
Danimarka zgjat kufizimet antiCOVID-19

Qeveria daneze njoftoi sot zgjatjen e mbylljes së përkohshme të të gjitha bizneseve jothelbësore deri në mes të janarit, për të ndaluar pandeminë e COVID-19.

22:37
Balla: Nëse dosjes së privatizimit të Klubit Sportiv Partizanit do t’i shkohet deri në fund, Sali Berisha shkon në burg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist Taulant Balla vlerëson si premtuese punën e deritanishme të prokurorisë speciale antikorrupsion.

22:31
Rikthimi i Peleshit si ministër/ Salianji: S’ka ide, është emigranti më me fat, përdori lidhjet okulte për…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel foli për ndryshimet në qeveri.

22:29
Mohonte Covid-in/ Policia ruse arreston priftin

Policia ruse prangosi një prift ultrakonservator gjatë bastisjes së një manastiri grash, të cilin ai e kishte marrë nën kontroll.

22:12
​Ministri i Jashtëm italian viziton nesër Kosovën

Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, do të vizitojë nesër Kosovës, me ç’rast do të vizitojë trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

22:05
FOTO/ Elettra Lamborghini me shfaqje që të le pa frymë, zhytet në dëborë me rroba banje

Këngëtarja Elettra Lamborghini dhe bashkëshorti, Afrojack në spa së bashku, shijojnë një banjë relaksuese në Jacuzzi në natyrë, të zhytur në një peizazh të zbardhur.

21:55
Që të shmangë valën e tretë/ Britania duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë

Britania duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë për të shmangur një valë të tretë të shpërthimit të koronavirusit – është përfundimi i një studimi nga universiteti i Londrës për higjienën dhe mjekësinë tropikale.

21:53
Ndryshimet në qeveri, largimi i Cakajt/ Salianji: S’u bë kurrë ministër, lëvizje për të zhvendosur vëmendjen

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i komentoi ndryshimet e fundit në qeveri si “lëvizje për të zhvendosur vëmendjen”.

21:49
Një miliardë maska fytyre tashmë ndotin oqeanet e botës falë pandemisë

Maskat e zakonshme nevojisin rreth 450 për t’u shpërbërë në tokë ose në ujë.

21:48
“Më fal, s’po e mbaj dot”/ Gjekmarkaj në Open: Cakaj ishte një personazh për tu qeshur

Teksa flitej mbrëmjen e sotme për ndryshimet në qeveri dy ditë para ndërrimit të viteve në studion e Open, analisti Agron Gjekmarkaj ka shpërthyer në të qeshura papritur.

21:42
(Fotot) Horror në Athinë/ Gjendet një valixhe në puset, brenda ndodhej trupi i dekompozuar i një gruaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një kufomë është gjetur e dekompozuar brenda një valixheje.

21:40
Polonia ashpërson masat, ndalohet lëvizja gjatë natës së Vitit të Ri, mbyllen bizneset

Qeveria polake ka vendosur masa më të ashpra anti-COVID gjatë natës së Vitit të Ri për të shmangur zgjerimin e mëtejshëm të përhapjes së coronavirusit në vend.

21:25
SHBA, McConnell shtyn votimin për pagesat ndaj familjeve për COVID-in

Udhëheqësi i shumicës së Senatit amerikan Mitch McConnell të martën i kërkoi Senatit të anashkalojë veton e Presidentit Donald Trump ndaj një projektligji prej 740 miliardë dollarësh për politikat e mbrojtjes, duke thënë se plani i financimit të ushtrisë amerikane nuk mund të lejohet të dështojë.

21:23
Studimi: Oktapodët, ‘gangsterë’ të thellësive që qëllojnë me grusht peshqit pa arsye (video)

Është raportuar më parë se oktapodët janë krijesa mjaft inteligjente, me fuqi të trurit të afërt me atë të qenve të gjuetisë.

21:20
U arrestua për drogë/ Gjykata i bën “dhuratë” shqiptarit për festa!

I arrestuar nga Guardia di Finanza në 30 qershor së bashku me 36 persona të tjerë, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve mes Shqipërisë dhe Italisë, 29 vjeçar Erind Garubi, shtetas shqiptar rezident në Molfetta, ka marrë “një dhuratë për festa” nga gjykata,që vendosi t`ia ndryshojë masën e sigurisë në arrest shtëpie.

21:15
Tërmeti i fuqishëm në Kroaci/ Shkon në 7 numri i të vdekurve, numërohen dhjetëra të plagosur

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter në Kroaci. Mësohet se deri më tani 7 persona kanë humbur jetën, mes tyre një 12-vjeçare, ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

21:07
Ironia e Vuçiç-it: Vaksina dërguam jo tanke e artileri!

Serbia dërgoi 55 doza të vaksinës COVID-19 në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës në 24 dhjetor pa i informuar autoritetet në Prishtinë, sipas BIRN, duke ngjallur zemërimin, ka mësuar BIRN – një ndërhyrje që ndezi zemërim në Prishtinë.

21:01
Akneja i “shkatërron” fytyrën/ Aktorja nxjerr fotot pa “make up”

Me postimin e një fotoje pa filtra, ku ajo vetë shihet sakaq pa make up në fytyrë, aktorja 25 vjecare Matilda De Angelis i tregoi fansave të gjithë pasiguritë e saj. fotoja tregon qartë se çfarë dëmtimi i ka bërë akneja fytyrës së vajzës, e cila në fotografi zyrtare e filma duket mjaft bukur.

20:58
E vodhën nazistët/ Kambana historike kthehet në Poloni

Një kambanë e vitit 1555 do të kthehet më në fund në shtëpinë e saj në Poloni, 77 vjet pasi u grabit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

20:51
Video virale/ Afro-amerikani ‘shpërthen’ kanaçen e çajit të ftohtë në fytyrën e racistit

Video më e ndjekur së fundmi në SHBA është ajo e një klienti me ngjyrë në SHBA që pasi duron sharjet e një racisti të bardhë me në fund e godet me një kanaçe çaji të ftohtë, duke marrë vlerësimet e të gjithë audiencës.

20:40
Bashkia Devoll/ 1.5 mln euro për të futur në tubacione Ujëvarën e Valës

Ajo është perla e Devollit të Sipërm, e vetmja e llojit të saj në gjithë jug-lindjen e Shqipërisë. Një atraksion turistik ,por që nëpërmjet një tenderi rreth 1.5 milion euro, Bashkia e Devollit kërkon ta shkatërrojë.

20:31
17 viktima dhe 498 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedoni e Veriut- Në 24 orët e fundit janë shënuar 498 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID-19.

20:30
​Kosova solidarizohet me Kroacinë, pas tërmeteve të fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla, ka reaguar pas tërmetit që goditi edhe sot Kroacinë, duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, dhe solidaritet të plotë me Kroacinë dhe popullin mik kroat.

20:22
Fotot/ “Ejani në shesh”- Shqiptari nga Hasi shpërndanë bukë falas për të prekurit e tërmetit në Kroaci

Teksa Kroacia u trondit ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale, të shumtë janë personat që janë solidarizuar, duke ofruar ndihmën e tyre.

20:15
Modelja e famshme nuk i la vend imagjinatës, nga Dubai pozon me bikinit e vogla që… (FOTO)

Chloe Ferry nuk i la vend imagjinatës, pasi pozoi me bikini gjatë pushimeve luksoze në Dubai.

20:15
Portretet e rralla të shekullit të 19-të tregojnë Kinën në ‘agimin’ e fotografisë

Para shpikjes së fotografisë, imagjinata perëndimore për Kinën bazohej vetëm në pikturat, shkrimet e udhëtimeve dhe tregimeve nga një vend i largët.

19:57
Aksident masiv në rrugën e Rinasit/ Përplasen 5 makina, plagosen 2 persona

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e “Rinasit”.

19:57
Kosovë/ ​Kuvendi miraton buxhetin 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

19:53
Vllaznia, kampione e dimrit/ Trajneri Brdariç: Sekreti është fryma e ekipit, nuk është thjeshtë fat

2008 ishte viti kur për here te fundit, Vllaznia e mbyllte në majën e futbollit shqiptar dhe pas gjithë kësaj periudhe të erret, sot në Shkodër ka një atmosfere pozitive dhe shprese tek tifozët shkodranë, pasi Vllaznia pas 12 vitesh është shpallur kampione dimri.

19:47
Performanca provokuese e Melisës/ E ëma në emision: Është vajzë lozonjare…

E ëma e Melisës, në studion e “PërPuthen”, tha se fillimisht nuk kishte qenë dakord që ajo të ishte pjesë e emisionit, por lejen Melisa e kishte marrë nga i ati.

19:46
“E kam rritur vajzën me edukatë…”- Debat mes mamasë së Sindit dhe Melisës, vajzat përpiqen t’i qetësojnë

Janë përfshirë në debat e ëma e Sindit dhe e Melisës në “PërPuthen”, ku të dyja i kanë dalë në mbrojtje të bijave, gjatë komenteve për sherret që vajzat kanë patur në studio.

19:42
Europa nën rregulla te rrepta/ Manastirliu flet për situatën në vend: Ka edhe fatalitete që për ne janë të dhimbshme

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ku foli rreth situatës aktuale të Covid-19 dhe vaksinës, e cila pritet të vijë në Shqipëri në vitin 2021.

19:42
Policia ruse arreston murgun rebel, mohues të koronavirusit, pas bastisjes në manastir

At Sergiy u akuzua me nxije të veprimeve vetëvrasëse teksa në meshat e tij nxiste besimtarët ‘të vdesin për Rusinë’

19:38
Zëvendëspresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara vaksinohet kundër koronavirusit

Zëvendëspresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, u bë politikania e fundit amerikane që mori vaksinën kundër koronavirusit.

19:36
Ministrja Kushi, takim “online” me homologun turk Ziya Selçuk: “Çojmë përpara bashkëpunimin mes dy vendeve tona”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar sot një takim “online” me homologun e saj turk, Ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë, Z. Ziya Selçuk.

19:34
Punon në Greqi, por shtëpia iu ringrit nga e para, emigranti falenderon Veliajn në Skype

Mes shtëpive të rindërtuara nga Bashkia e Tiranës, ditën e sotme kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi edhe atë të Ylli Troksit në Farkë, i cili prej vitesh punon si emigrant në Greqi.

19:28
Koronavirusi po “e humb fuqinë” në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut, tani e një javë, po shënon rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19, por edhe të viktimave nga kjo sëmundje.

19:27
Shqipëria, e para në Kosovë/ Partnerja kryesore në shkëmbimet tregtare, sposton Serbinë

Shqipëria është bërë partnerja kryesore e Kosovës për shkëmbimet tregtare në vitin 2020, duke ia zërë vendin Serbisë.

19:16
​SHBA: Një numër rekord i grave në Kongresin e ardhshëm

Një numër rekord i grave do të ulen në përbërjen e re, të 117-të të Kongresit amerikan, i cili do të fillojë të punojë në janar.

19:15
​Britania regjistron 53.135 raste të reja me COVID dhe 414 vdekje të tjera

Britania e Madhe sot regjistroi 53.135 raste të koronavirusit në një rekord të lartë ditor dhe 414 vdekje ndërsa vala e dytë e sëmundjes vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

19:13
“Nuk jam si ti që e bëj për një kafe”/ Pas deklaratave, “shpërthejnë” mamatë në studio: Nëse Melisa nuk do kishte dal nga studio…

Pjesë e “Për’puthen” ditën e sotme ishin mamatë e dy prej vajzave më të komentuara të këtij sezoni, Sindit dhe Melisës.

19:13
Përballet me ujkun/ Prekëse, qeni shkon drejt vdekjes për të shpëtuar 10-vjeçarin

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Rusi ku një qen i ka shpëtuar jetën pronarit 10-vjeçar.

19:08
Elon Musk: Kolonitë njerëzore në Mars do të përdorin vetëm kripto-valuta

Pronari i kompanive SpaceX e Tesla, Elon Musk ka thënë se fundmi se ekonomia e kolonive të ardhshme njerëzore në planetin Mars me shumë gjasa do të ketë si bazë paratë e dixhitalizuara, ose ndryshe kripto-valutat.

18:59
Për’Puthen/ Melisa e afërt me djemtë, ja çfarë thotë mami i saj

Pjesë e “Për’puthen” ditën e sotme ishin mamatë e dy prej vajzave më të komentuara të këtij sezoni, Sindit dhe Melisës.

18:46
Tërmeti në Kroaci/ Ruçi letër solidariteti kryeparlamentarit kroat: Ne e dimë ç’do të thotë goditje nga fatkeqësia natyrore, vendi juaj do ia dalë

Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, z.Gordan Jandroković, në të cilën i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të ditës së sotme.

18:44
Tërmet në veri të Italisë, ndjehet në Milano e disa qytete

Pas Kroacisë edhe Italia është goditur nga një tërmet i fortë.

18:34
‘Do t’i deportojmë’/ Australia do të heqë vizat për turistët pas festës ilegale të shthurur të alkoolit në Sydney (Fotot)

Disa qindra turistë, shumica e të cilëve britanikë, presin anulimin e vizave australiane, pas një feste fundviti të quajtur nga autoritetet “super-shpërndarëse” në një plazh të Sydney, ku të rinjtë argëtoheshin pa distancë sociale, me kapuçë prej Santa Klaus dhe buza të skuadrave angleze të futbollit.

18:31
“Copy-paste”, njihuni me nënën e Sindit të “Për’Puthen”/ “Lëndohem sepse gjykohet që nuk ka pasur marrëdhënie me një djalë”

Pjesë e “Për’puthen” ditën e sotme ishte e ëma e një prej konkurrenteve më të komentuara të këtij sezoni, Sindit.

18:21
Pyetet nëse ka menduar dorëheqjen. Ministrja e Shëndetësisë komenton ndryshimet në qeveri

Ministrja, Ogerta Manastirliu nuk ka dhënë një përgjigje konkrete teksa u pyet në emisionin Top Talk nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse ajo e ka menduar dorëheqjen në këtë vit të vështirë me pandeminë.

18:16
Nisma e motrave binjake që studiojnë në Amerikë por u kthyen në Shqipëri për të ndihmuar fëmijët me kancer

Aleksia dhe Vasja janë motra binjake,  20 vjeçe që studiojnë në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA.  Por kanë vendosur ti vijnë në ndihmë fëmijëve me kancer në Shqipëri.

18:15
BE kërkon lirimin e gazetares kineze që raportoi për Vuhanin

Bashkimi Evropian bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të një gazetareje kineze, e cila është dënuar me burgim, pasi ka dokumentuar fazat e hershme të pandemisë së koronavirusit në qytetin e Vuhanit.

18:04
Shmangie e kufizimeve/ Dyqanet e birrës dhe çokollatës përfshihen te ‘esencialet’ në Belgjikë

Qeveria e Belgjikës ka klasifikuar dyqanet e birrës dhe çokollatës si “esenciale”, duke i lënë ato hapur mes valës së fundit të mbylljeve prej koronavirusit.

17:55
Tërmeti në Kroaci, Meta: Pranë Kroacisë, me gjithë kapacitetet tona të mundshme

Presidenti i vendit, Ilir Meta, përmes një postimi në Twitter, ka shprehur solidaritetin për popullin dhe autoritet kroate për tërmetin e fuqishëm që ka goditur sot zonën e Petrinjas në Kroaci.

17:53
Manastirliu në Top Talk: Vaksina anticovid jo e detyrueshme. 20% e popullatës do të vaksinohet e para

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë e ftuar sot në emsionin “Top Talk” në Top Channel.

17:49
Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare stilisti francez i modës, Pierre Cardin

Projektuesi legjendar francez i modës Pierre Cardin ka vdekur në moshën 98-vjeç.

17:47
U vaksinua e para, 91-vjeçarja britanike merr dozën e dytë të vaksinës

91-vjeçarja, Margaret Keenan e cila është britanikja e parë që mori vaksinën e koronavirusit tre javë më parë, sot mori dozën e dytë në Spitalin Universitar Coventry në Britaninë e Madhe.

17:42
Tërmet dhe në Slloveni/ Deputetët largohen të “tmerruar” nga parlamenti (Video)

Tërmeti i fuqishëm i magnitudës 6.3 që goditi Kroacinë, është ndjerë edhe në Slloveni. Lëkundjet e tokës ndodhën në kohën kur po zhvillohej një seancë parlamentare. Të trembur, deputetet në sallë çohen nga vendi dhe largohen me vrap.

17:38
Tërmeti me viktima në Kroaci, Rama: Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike, do japë ndihmën e saj…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tërmetin që goditi sot Kroacinë. Sipas Ramës, ai u ka përcjellë solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja.

17:33
​Foto nga tërmeti shkatërrimtar në Petrinje të Kroacisë

Rrugët e Petrinjes janë plot me rrënoja, një numër i madh i ndërtesave janë dëmtuar.

17:31
Vazhdon diskutimi për 150 milion € që fondacioni “Mesa” pretendon se do ti marrë nga Zimbave, flasin ekspertët

Ekspertët e ekonomisë e shohin të çuditshëm dhurimin e një shumë kaq të madhe dhe nuk përjashtojnë as dyshimin për një skemë piramidale.

17:29
9-vjeç peshonte 140 kg/ Ish-fëmija ‘më i rëndë në botë’ vdes në moshën 21 vjeçare (fotot)

Një mundës i stilit Sumo, i njohur më parë si “fëmija më i fortë në botë” ka vdekur në moshën 21 vjeçare.

17:21
Mali i Zi, parlamenti miraton ndryshime në ligjin mbi Liritë Fetare

Të martën në mëngjes Parlamenti i Malit të Zi miratoi ndryshime në ligjin mbi Liritë Fetare. 41 deputetë të shumicës qeverisëse votuan për miratimin e tij, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në seancë.

17:12
Dhimbje dhe shpresë nga Kroacia, momenti prekës kur dalin gjallë nga rrënojat babë e bir (VIDEO)

Në orën 12:19 një tërmet prej 6.3 ballësh tronditi Petrinjën dhe Zagrebin. Lëkundjet u ndien në të gjithë Kroacinë, por edhe në Bosnjë Hercegovinë, Slloveni, Serbi dhe madje në Itali.

17:06
Prishtinë/ 15 të lënduar dhe 7 në gjendje më të rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit

Në mesditën e sotme 15 persona kryesisht mosha të reja kanë mbetur të lënduar nga një shpërthim i cili po dyshohet se është bombol gazi.

16:59
Vaksina e Novavax-it futet në fazën e fundit të testimit

Kompania amerikane Novavax është futur në fazën e fundit të testimit të një vaksine që lufton COVID-19-n, ndërsa shtetet po përballen me furnizime të pamjaftueshme me ato vaksina që kanë marrë tashmë autorizimin.

16:54
Tërmeti i fuqishëm godet Kroacinë/ Kryetari i bashkisë së Petrinjës: Qyteti është shkatërruar plotësisht, kemi fëmijë të vdekur, kjo është si Hiroshima

Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballë të Rihterit goditi sot Kroacinë, epiqendra e të cilit ishte afër Petrinjes, por u ndie fuqishëm në të gjithë vendin.

16:48
Hungaria merr 6000 dozat e para të vaksinës ruse të koronavirusit

Hungaria tha sot se ka marrë 6,000 dozat e para të vaksinës ruse të koronavirusit, në një vijim të shfaqjes së politikave ‘rebele’ të Budapestit për vaksinën.

16:43
​Tërmeti shkatërrimtar, Komisioni Evropian i gatshëm të ndihmojë Kroacinë

Një tërmet me fuqi 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot zonën e Petrinjes dhe u ndje në të gjithë Kroacinë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

16:36
Tiranë/ Merr flakë automjeti në lëvizje

Një makinë ka marrë flakë ndërsa ishte në lëvizje pranë Muzeut Kombëtar.

16:36
COVID-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 574 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2682 testime, prej të cilave janë regjistruar 574 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.