Olsian Çela: Kruja, “vatër e nxehtë” për kultivimin e lëndëve narkotike

14/06/2021 11:22

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha sot në Kuvend se rrethi i Krujës është një “vatër e nxehtë” për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa sqaroi dhe deklaratën se Gjirokastra ishte qarku me kriminalitetin më të lartë,

Në këtë grup veprash penale kultivimi i lëndëve narkotike zë 52% të totalit të veprave penale. Mbetet një fenomen shqetësues, sidomos në rrethin e Krujës ku prokuroria e Krujës ka numrin më të lartë të procedimeve penale.
Ka rezultuar efektive, numri i procedimeve penale që janë dërguar për gjykim është i lartë që tregon punë efikase në hetime e ndjekje penal. Numri i veprave penale pa autor ka rënie të numrit të procedimeve penale të pezulluara për 2020. Mbetet problem, konstatimi e në thelb është përgjegjësi e policisë kryerja e veprimeve për zbulimin e autorëve të veprave penale”, tha ai.

Për Gjirokastrën: “Kjo është kthyer në një çështje që është përmendur dhe në media ka keqkuptim si është perceptuar e dhëna, ka të bëjë me krimin për 100 mijë banorë. Në këtë kuadër Gjirokastra ka një % të lartë të çështjeve të regjistruara, por s’do të thotë se është prokuroria me procedimet penale me kriminalitetin më të lartë. Kjo lidhet me disa faktorë të tjerë lidhet me nivelin e ndërgjegjësimit që kanë qytetarët për t’ju drejtuar institucioneve”, tha Çela.

Top Channel